6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home KURIOZITETE Kjo është ura më e gjatë në të cilën mund të ecni...

Kjo është ura më e gjatë në të cilën mund të ecni këmbë

Ura Sky Bridge 721, e pagëzuar sipas gjatësisë së saj, arrin në 2,365 feet apo 720.852 metra.

Ajo është ura më e gjatë në botë për ecje në këmbë.

Sky Bridge 721 u ndërtua në vendin turistik Dolni Morava në Republikën Çeke.

Kjo strukturë qëndron 95 metra lartësi mbi tokë, ndërkaq është e gjerë vetëm 1.2 metra.

Në faqen zyrtare të urës thuhet se ata që kanë frikë nga lartësitë, të mos provojnë të ecin nëpër të. Sipas saj, ura ofron një përvojë unike rreth saj, pamje spektakulare për vizitorët dhe adrenalinë.

Ajo gjendet në mes maleve Kralicky Sneznik, rreth 200 km në lindje të Pragës, ndërkaq peisazhi që e rrethon atë, jep një ndjenjë mahnitëse, dhe se të tillë nuk ka askund në botë.

Sipas faqes zyrtare të urës Sky Bridge 721 thuhet se pas kalimit të urës në njërën anë, vizitorët kanë shansin të zbulojnë natyrën e vendit, si dhe të kuptojnë rreth historisë së rajonit.

Ata mund të ecin nëpër një shteg prej 2 km, që quhet “The Bridge of Time”.

Ura Sky Bridge 721 do të hapet për publikun muajin e ardhshëm./21Media

Këtu mund të shikoni dy video të urës më të gjatë në botë për ecje me këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments