6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Të dhëna antropologjike mbi evolucionin e popullimeve në Shqipërinë e veriut nga...

Të dhëna antropologjike mbi evolucionin e popullimeve në Shqipërinë e veriut nga fundi i Antikitetit deri në fillim të epokës otomane

Pa një gërmim tërësor të varrezave është e vështirë të mblidhen të gjitha modalitetet e zhvillimit të një popullsie dhe të organizimit të hapësirave, të caktuara për të gjallët dhe për të vdekurit. Në studimin në proces, grupi të cilin aktualisht e kemi në dorë, megjithëse i reduktuar, na lejon gjithsesi të ndjekim linjat më themelore. Hipotezat që ne hedhim, si për strukturat sociale ashtu edhe për identitetin e popullsisë, bazohen në gërshetimin e të dhënave arkeologjike dhe antropologjike që kemi në dispozicion. Analizat kërkimore të paraqitura tregojnë se është e mundur të përcaktohet antropologjikisht heterogjeniteti i popullsive të Shqipërisë së Veriut në shekujt e parë të Mesjetës. Po ashtu është e mundur të tentohet edhe drejt një interpretimi. Në Koman është studiuar vetëm ndonjë skelet. Por megjithatë, nga vëzhgimet e para antropologjike ne mund të tregojmë se popullsi të ardhura nga Lindja kanë okupuar pa dyshim vendin, duke u përzier me popullsitë lokale. Pasojat e dëmtimeve të zbuluara tek kafkat të bëjnë të mendosh se ky emigrim nuk është bërë pa përleshje, të cilat kanë ndodhur përpara ose gjatë ardhjes së tyre në vendbanim. Në Lezhë, nëpërmjet analizës antropologjike të skeleteve, na dëshmohet një diversitet morfologjik. Këto rezultate përputhen me vëzhgimet arkeologjike të bëra si mbi ritualin mortor, po ashtu edhe mbi arkitekturën e varreve dhe inventarin e dalë prej tyre. Duke u mbështetur në disa metoda paleodemografike të përshtatshme mund të konfirmojmë hipotezën e migrimeve dhe të masim impaktin e tyre mbi strukturat e popullsisë (ndarja sipas moshës së vdekjes) dhe mbi vdekshmërinë. Së fundmi, një njohje më e mirë e gjendjes shëndetësore, e cila del nga studimi paleopatolgjik, na lejon të specifikojmë kushtet e jetësës së popullsive sipas periudhave të caktuara. Keshtu mund të zbulojmë shqetësimet patologjike që mund të kenë lënë gjurmë në faza të ndryshme kronologjike. Këta mund të jenë kryesisht aksidente të jetës së përditshme në fillim të përdorimit të kesaj qendre, sëmundjet infektive dhe shqetësime të lidhura me aktivitetin njerëzor në shekujt e mëvonshëm të Mesjetës. Po ashtu keta mund të jenë edhe gjurmët e dhunës të periudhës otomane, të cilat dëshmojnë për ashpërsinë e pushtimit.
©Luc Buchet/Iliria, 2013 /Albanian Archaeology

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments