Status historik i Ardit Faja
SHIJAKU NË QENDËR TË NGJARJEVE TË LËVIZJES SË MARSIT 1922
Shqipëria gjithmonë u bë pre e shteteve fqinje përgj të viteve, por jo vetëm edhe Fuqive të Mëdha, siç ishin Italia e Austro-Hungaria. Menjëherë pas çlirimit të Vlorës, doli Qeveria e Sulejman Delvinës, ku ambiciet e ministrave të kabinetit të tij u pasqyruan edhe në situatën e tensionuar në vend si në atë ekonomike ashtu dhe në atë politiko-sociale.Ne këtë situatë politike filloi të shfaqet dhe të binte në sy njeriu ambicioz, politikani e largpamësi, i cili mbante postin e Ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogu I.
Ai ndërmori një fushatë të madhe për të çarmatosur e mbledhur armët në popullsinë e zonave të Tiranës, Shijakut, Durrësit, Kavajës, etj., por hasi në rezistencën popullore.
Kështu Hamid Bej Toptani, duke gjetur mbështetjen dhe të bejlerëve të Shijakut, kryesisht të Deliallisëve, Xhemal e Qerim Bej Deliallisit, shpërthyen depot e armatimeve në Tiranë dhe Durrës dhe që andej u kthyen përsëri në Shijak. Në atë kohë nënprefekt ishte Qazim Bodinaku, i cili u vendos në krye të këtij aksioni të ndërmarrë personalisht nga Ahmet Zogu. Ai dha urdhër që të arrestoheshin Kapllan Beu së bashku me Jakup Beun si bashkëpunëtorë që mbështetën Hamdi Bej Toptanin. Por familja e Deliallisëve ishte shumë e respektuar në qytetin tonë, ndaj ky urdhër nuk u prit mire nga popullata, e cila i mbështeste gjerësisht bijtë e saj trima. Ndaj një frymë e re “rebele” ndjehej ne Shijak, për këtë arsye forcat qeveritare mësyen në Shijak, duke bërë raprezalje e kontrolle nëpër shtëpitë e banorëve, dhe më 14 mars 1922 ato hynë në qytet dhe vazhduan rrugën për në Durrës. Por me kryengritësit e Shijakut u bashkuan dhe ata të Krujës, Prezës, Ishmit, Kavajës e Ndroqit. Gjithsej u grumbulluan 5 000 deri 6 000 veta, të cilët udhëhiqeshin nga komandantët e tyre përkatës. Ata të Shijakut i udhëhiqte Zenel Metalla, Sulë Smoqi, Nuredin Biba, Dalip Lala, Qamil Prolla, Mustafa Kërtalli, Myslym e Ibrahim Vrioni, ndërsa kryengritësit nga Kavaja i udhëhiqte Bajram Xhani.
Gjendja ekonomike në Shijak po bëhej çdo ditë dhe më e vështirë, prandaj kjo lëvizje antizogiste u mbështet gjerësisht nga populli. Por kjo lëvizje u shtyp dhe “rebelët” e rezistencës së Shijakut u dërguan në një gjyq ushtarak, ku u dënuan trimat e Shijakut me vdekje. Dhe ata ishin: Dalip Lala, Qamil Prolla, Sulejman Smoqi, Nuredin Biba dhe u denuan me varje ne litar Zenel Metalla, Mustafa Kërtalli, Myslym Vrioni, Ibrahim Vrioni, dhe Mustafa Xhanin e Mustafa Tufën nga Kavaja. Që të gjashtë janë varur për ditë pazari në Shijak në sheshin e qytetit. Njerëzia e grumbulluar në shesh shikonin sesi këta trima të rrallë, nuk e kishin fare frikë vdekjen. Asfare nuk tuteshin! Vetëm thërrisnin me sa zë që kishin: “Poshtë Qeveria! Poshtë Zogu!”.
Për t’u dhënë dënimin, kishte ardhë dhe vetë Zogu i I, i cili shoqërohej nga nënprefekti Qazim Bodinaku, një ditë para se të ekzekutoheshin këta shijakas trima.
Në fjalën, të cilën Ahmet Zogu filloi të mbante, dalloheshin tonet ofenduese e tallëse të tij ndaj të denuarve shijakas, por dhe vetë popullit të Shijakut, prandaj burti i urtë, udhëheqësi i komunitetit besimtar mysliman të qytetit tonë të Shijakut, burri i urtë, trim e i mençur, Hafiz Maliq Jakova, iu përgjigj Zogut: “…ngadalë zotni ministër, ngadalë, se populli i zonës sonë ka nxjerre trima, të cilët gjithmonë kur na ka thirrë Vatani, menjëherë i jemi përgjigj, duke lanë shpi e katandi e duke e fal dhe jetën në luftë me armikun. Shijakasit i kane luftue gjithmonë padrejtësitë zotni, kane luftue edhe kundër Esadit, edhe kundër Vidit edhe kundër Qeverisë tuj!”
Kaq kishte folur Hafizi i nderuar dhe ishte larguar Zogu. Më pas Zogu dha urdhër që të izolohej të nesërmen kur do të dënoheshin trimat në shesh dhe Hafizi të mos ishte i pranishëm.
Zogu e kishte ndryshuae dënimin duke i gjobitur me 300 napolona florinj për kokë. Shijakasit nuk ishin kursyer duke i ndihmuar familjet e tyre me napolonat e florinjve, e me gratë për këtë arsye dhanë çfarë kishin: arturinat, brezat, vathët, unazat prej floriri që të mos u burgoseshin burrat e tyre.
Shijakasit nuk ia falën kurrë këtë hakmarrje Zogut I asnjëherë!
Pra, në lëvizjen e marsit të vitit 1922 Shijaku u bë si gjithmonë qendër e vegjëlisë dhe rebelizmit.
Por ajo qe dua te theksoj eshte se në Shijak e fshatrat përreth, jo vetëm burrat, por një ndihmesë të madhe kanë dhënë bijat, gratë e vajzat, të cilat i kanë mbështetur gjithnjë trimat e tyre. Populli ynë i ka përjetësuar në këngë aktin trimëror të bijve të tij, ndaj ato këndohen edhe sot e kësaj dite. Shijaku i ka nderuar gjithmonë bijte e tij! Sa bukur dhe sa madhështore! I lavdishëm përjetë do historia e këtij qytetit tonë të vogël, por me ngjarje të mëdha!
Shënim: Me përjashtim të grafikës nr. 2, me autor piktorin kavajas Musa Qarri, grafikat e tjera i takojnë piktorit të madh kombëtar nga Shijaku, Agim Faja