“Kosova është toka e shenjtë sllave, është Jerusalemi ynë”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Irinej.

Ka shtuar se “qe një mijë vjet populli serb jeton në Kosovë. Atje i ka ngritur faltoret. I ka zbukuruar e sot të fuqishmit e kësaj bote po duan të na e rrëmbejnë ashtu siç e kanë pushtuar. Nuk mund të lejojmë kurrë që Kosova të jetë vend i dikujt tjetër” .

“Fuqia merr vende e shtete, nëse duan le ta marrin. Le ta pushtojnë, por ne nuk guxojmë kurrë ta japim vendin tonë të shenjtë sepse populli thotë: Ajo që merret me forcë, kthehet disi e për këtë kemi dëshmi popullin hebre i cili ka pritur 2 mijë vjet që t’i kthehet Jerusalemi dhe ai është kthyer”, kishte dhënë amanetin e fundit Irinej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here