Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

PLANI I PARË SEKRET DHE ARMIQËSOR KUNDËR SHQIPTARËVE, I NJOHUR SI PROGRAMI “NAÇERTANIE” U HARTUA NË PARIS, NGA GJENERALI ÇEK FRANTISHEK ZAHU, AGJENT I RUSISË, ME PËRKRAHJEN E SHËRBIMEVE SEKRETE TË FUQIVE TË MËDHA EVROPIANE, NUK U PËRGATIT NË BEOGRAD NGA VLLAHU I MALIT TË ZI, ILIA GARASHANIN (ELIAH GARASHI)

Projekti themelor politik armiqësor kundër shqiptarëve dhe trojeve tona etnike, i njohur me emrin “Naçertanie” (1843/44), i cili u shndërrua në platformë e “idesë së shenjtë” për krijimin e “Serbisë së Madhe” në Ballkan (në tërë pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, pas rënies së saj), nuk u hartua në Beograd dhe nga Ilia Garashanini, siç është menduar deri më sot, por u përgatit në Paris, u frymëzua nga qarqet pansllaviste në qendrat e fuqive të mëdha evropiane, me përkrahjen e plotë të ilitave poltike të kohës dhe shërbimeve sekrete të tyre, ndërsa teksin fillestar të këtij programi e ka shkruar gjenerali me origjinë çeke* nga Moravia, Frantishek Zahu, gjeneral dhe shef i parë i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, krijues i ushtrisë së parë serbe me formacione të rregullta. Në bazë të këtij dokumenti politik sekret me rëndësi të veçantë strategjike u hatruan më vonë projektet tjera, elaboratet dhe programet për zgjerimin e territoreve të Serbisë dhe krjimin e Serbisë së Madhe, me bashkimin në një shtet të “botës serbe” (me emrat e kamufluar: Jugosllavi, Federata Ballkanike, sot “Ballkani i Hapur”), përmes dëbimit me dhunë të popullsisë shqiptare nga trojet e veta etnike, djegies dhe shkatërrimit të vendbanimeve shqiptare, përmes të gjitha llojeve të krimeve, maskrave dhe gjenocideve nga më barbaret dhe çnjerëzoret ndaj shqiptarëve, nga viti 1833, 1867, 1878, 1913, 1945, 1999, deri më sot.

* * *

PLANI SEKRET I NJOHUR ME EMRIN “NAÇERTANIE” U PËRGATIT NË PARIS DHE TEKSTI I KËTIJ PROGRAMI U HARTUA NGA GJENERALI ME PREJARDHJE ÇEKE FRANJO ZAHU, JO NË BEOGRAD DHE NGA ILIA GARASHANIN (ELIAH GARASHI)

Ky program i hartuar në fillim të shekullit 18-të, mbi të cilin më vonë u hartuan edhe disa projekte, programe, platforma dhe elaborate për krijimin e “Serbisë së Madhe”, aktualisht afirmohet si ide kinse e moderuar, për krijimin e “botës serbe”, është e frymëzuar nga propaganda e sajuar mbi të “drejtën e shenjtë serbe”, e sajuar mbi rrenën për shtetin mesjetar kinse serb të Stefan Dushanit (shek. XIV).

E para, ky plan strategjik afatgjatë sllavomadh është përgatitur në Paris, më 1843, nga një elitë intelektualësh polakë, çekë dhe francezë, ndërsa është afirmuar përmes emrit të Ilia Garashaninit, ministër i punëve të brendshme dhe të jashtme i Principatës së atëhershme të Serbisë, ndërsa Ilia Garashanini nuk ka qenë autor i këtij projekti (programi), por gjenerali me prejardhje çeke, Frantishek Aleksandër Zahu, i njohur si Franjo Zahu, gjeneral dhe shef i shtabit të përgjithshëm ushtrisë serbe të asaj kohe në Beograd.

E dyta, principata serbe e asaj kohe nuk ka pasur fuqi dhe ndikim për ndërmarrje të këtilla në nivel rajonal, por kanë qenë Franca, Rusia dhe fuqitë tjera evropiane që e kanë iniciuar dhe përkrahur këtë plan strategjik, për ngritjen e principatës së atëhershme të Serbisë në një fuqi të madhe politike dhe ushtarake rajonale, që nënkuptonte bashkimin e territoreve të Kroacisë, Bosnjës, Hercegovinës, Malit të Zi, pjesës veriore të Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Maqedonisë dhe pjesës veriore të Greqisë në një shtet të vetëm, Serbinë e Madhe.

Ky plan i fshehtë dhe kjo strategji, në mënyrë të fshehtë apo të hapur është përkrahur edhe nga Fuqitë e Mëdha evropiane dhe është përdorur nga Rusia për shtrirjen e ndikimit të saj në të gjitha zhvillimet e mëvonshme në Gadishullin Ilirik (rajonin e Ballkanit) dhe në Evropë.

Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë (24 shkurt 2022) po dëshmohen efektet e dëmshme dhe strategjia e gabuar e shteteve të fuqishme evropiane gjatë dy shekujve të fundit, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Këto pasoja do t’i vuaj Evropa edhe shumica e shteteve dhe popujve të botës, duke mos qenë vigjilentë se çfarë loje e pistë është luajtur deri më sot në dëm të popujve autoktonë, sidomos ndaj popullit shqiptar dhe territoreve etnike të tij, duke harruar fuqinë dhe ndikimin e faktorit shqiptar në të kaluarën, nga krijimi dhe shuarja e perandorive më të mëdha që njeh historia e njerëzimit, të cilat e përcaktuan fatin e Evropës dhe botës për disa mijëra vjet.

(14 tetor 2022)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here