Dhimbja e shpinës është bërë si pjesë ë zakonshme e shumë njerëzve. Shpesh konsiderohet si diçka jo serioze, por ajo të kufizon në aktivitetin e përditshëm dhe bëhet më shumë se e bezdisshme.about:blank

Ajo shkaktohet kryesisht nga qëndrimi ulur para kompjuterit, ngritja e një peshe të rëndë, etj

Rreth 80 për qind e popullsisë amerikane përjetojnë disa herë në jetën e tyre dhimbje shpine. Njerëzit e moshës 35-55 vjeçë janë më të prirur ndaj këtij problemi shëndetësor. Sipas eskpertëve, dhimbja e shpinës ndodh kur kur muskujt, kockat dhe ligamentet e vendosura në shpinë punojnë sëbashku në mënyrë të pakoordinuar.

Lajmi i mirë është se ju mund të shpëtoni prej dhimbjes së shpinës pa pasur nevojë të shkoni te mjeku. Recetat popullore funksionojnë më së miri dhe për më tepër nuk kushtojnë shumë.about:blank

Hudhra është një nga përbërësit më të mirë e cila rekomandohet të shtohet në bazën ditore e grimcuar. Ajo përmban lëndë ushqyese të tilla si: vitaminë C, B6, mangan, kalcium, etj. Efektet anti-inflamatore të hudhrës mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes në mënyrë të konsiderueshme.

Vaji i hudhrës është perfekt për të lehtësuar dhimbjet e shpinës. Ju mund ta bëni vetë në shtëpi pa shumë mundim.about:blank

Nxehni pak vaj kokosi ose susami në një enë të vogël. Shtoni në të 10 thelpinj hudhër dhe gatuajini derisa të bëhen ngjyrë kafe. Largojini nga zjarri dhe lëreni vajin të ftohet. Më pas përdoreni për të masazhuar shpinën. Pastaj bëni një dush të ngrohtë. Përdoreni rregullisht për rezultate të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here