6.1 C
Pristina
Monday, May 16, 2022
Home KËSHILLA Si e “kupton” paracetamoli ku është dhimbja dhe si e ndalon atë

Si e “kupton” paracetamoli ku është dhimbja dhe si e ndalon atë

Shumë prej jush gjejnë shpëtim te Paracetamoli. Në rast dhimbje koke apo dhimbjë dhëmbi ose një tjetër lloj dhimbje i drejtoheni menjëherë atij.

Por, si funksionon saktësisht? Si mund të trajtojë një tabletë një shumëllojshmëri problemesh?

Ilaçet kundër dhimbjes në përgjithësi janë në gjendje të bllokojnë proceset që shkaktojnë ato ndjenja dhimbjeje. Këto ndodhin kur sinjalet udhëtojnë nga vendi i dhimbjes, lart në nervat tanë, në palcën kurrizore dhe deri në tru. Paracetamoli mund të bllokojë mesazhet në pjesë të ndryshme të trurit të përfshira në përpunimin e dhimbjes.

Gjithashtu duket se pengon veprimin e kimikateve të quajtura prostaglandina, të cilat çlirohen kur qelizat në trupin tonë lëndohen. Nervat  kanë receptorë të specializuar të dhimbjes të quajtur nociceptorë. Këto janë shumë të ndjeshme ndaj prostaglandinës – kështu që duke ulur efektin e prostaglandinës, truri ynë nuk është vigjilent ndaj dhimbjes në të njëjtën mënyrë. Përveç kësaj, paracetamoli ka një ndikim në prostaglandinat në trurin tonë.

Sinjalet e dhimbjes në trurin tonë janë krijuar për të na ndihmuar, edhe pse dhimbja është e pakëndshme. Sinjalet e dhimbjes i tregojnë trurit se diçka nuk është në rregull, duke na paralajmëruar të reagojmë ndaj rrezikut, si heqja e dorës nga zjarri. Prandaj, ndërsa dhimbja dhemb në një afat të shkurtër, mund të na mbrojë nga lëndimet e mëtejshme në afat të gjatë.

Dr Micklewright shpjegon se si paracetamoli gjithashtu ul ethet duke ndikuar në mesazhet kimike në zonën e trurit që kontrollon temperaturën e trupit tonë. Paracetamolit mund të marrë deri në një orë për të hyrë në punë në trup.

A ka efekte anësore paracetamoli?

“Kur merret si duhet, është e rrallë të përjetosh efekte anësore nga paracetamoli, pasi ai tolerohet mirë nga trupi,” siguron Dr Micklewright.

Ju mund të përjetoni herë pas here reagime negative. Efektet anësore të zakonshme përfshijnë ndjesinë e të përizerave, të vjella dhe kapsllëk.

Megjithatë, nëse vëreni ndonjë efekt anësor të pazakontë pas marrjes së paracetamolit, kontaktoni mjekun tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Turma që iu fut valles deri në vdekje: Murtaja e kërcimit që tronditi Strasburgun

Në vitin 1518, një “'murtajë kërcimi" bëri që banorët e qytetit francez Strasburg, që thuhet se kërcenin në mënyrë të pakontrolluar për...

Nga e hëna në të diele, mësoni oraret më të mira për të postuar në Instagram

Mediat sociale vërshojnë jetën tonë! Patjetër që për të hyrë në procesin e leximit të këtij artikulli, ju keni llogarinë tuaj personale...

Ilaçi që zhduk zbokthin

I keni provuar të gjitha medikamente kundër zbokthit dhe nuk keni gjetur shërim? Nëse jeni mërzitur nga ky problem...

Nëse bojleri juaj bën këtë zhurmë, hiqeni menjëherë nga priza

Në rast shpërthimi, bojleri mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale apo edhe të marrë jetë. Sipas ekspertëve, bojleri mund të shpërthejë...

Recent Comments