Elida Jorgoni

Kujtojmë me nderim historianin dhe albanologun kroat, Dr.Milan Šufflay (Milan Shuflaj) i lindur në Lepoglavë, më 9 nëntor 1879, vrarë nga dora kriminale serbe, më 19 shkurt 1931 në Zagreb.
Shuflaj ishte një nga personalitetet më të mëdhenj të shkencës dhe albanologjisë. Me dokumente dhe fakte ai argumentoi prejardhjen tonë të lashtë, shumë shekuj para se të dyndeshin sllavët në trojet tona.
Pas shumë peripecish për t’u pajisur me pasaportë, Dr.Milani mbërriti në Shqipëri, më 12 janar të vitit 1931. U vra mizorisht, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr.Milan Shuflaj në zemrën e kombit shqiptar! /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here