Sinan Kastrati, Suedi

Në kujtim të Konferencës së Bujanit dhe kujtime të mëvonshme

“KUR E VRAMË SHABAN POLLUZHËN E QETËSUAM DRENICËN”! (FADIL HOXHA)
Në librin “Fadil Hoxha në vetën e parë” të Veton Surroit, Fadil Hoxha në një intervistë dhënë përmes magnetofonit të Rexhai Surroit (të cilën e ka ruajtur Vetoni), në gusht të vitit 1963, kishte rrëfyer për vrasjen e Shaban Polluzhës dhe bashkëluftëtarëve të tij, më 21 shkurt të vitit 1945.
Ai ka thënë se kur e vramë Shaban Polluzhën është qetësuar Drenica!
Xhabir Zharku: ”Ti dhëndër mundesh me krye një punë, me vra Ibrahim Rugovën!”, ka rrëfyer Besnik Lajçi ish dhëndërr i Xhabair Zharkut për krimet e shumta në luftë dhe pas saj.
Mësues vrasës drenicak
Nëntor ’99. Po shkoja me autobuz nga Prishtina në Mitrovicë. Kosovari që kisha pranë, mësues katundi pi Drenice, pa i lujt qerpiku, tha
-Nga Ibrahim Rugova te armiku ma i funit, do t’i likvidojm “Në emër të Popullit”. Bam, bam, bam. N’lule t’ballit krejtve. Do ti likvidoj me dorën teme.
Tobenestafkurullah. Po të mos e kisha pa me sy e nigju me veshë, s’kisha për ta besu kurrën e kurrës.

Xhabir Zraku, n’kali t’bardhë!

Qesh’ disa herë n’Kosovë.
Nuk më shkohet ma.
Nga Konispoli në Mitrovicë, gjith’ aj’ panair budallakie m’ban me kja.
“Kinge Mitrovicalie” Edison Ypi, Tiranë, Drini.us, 6 Gusht 2021
Konferenca e Bujanit
Çdo vit, më 31 dhjetor, 1 e 2 janar e kujtoj Konferencën e Bujanit, Shaban Polluzhën, Fadil Hoxhën dhe ”trimat” e mëvonshëm, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe … Xhabir Zharkun dhe Kuvendin e Prizrenin.
Më 31 dhjetor nuk desha ta kujtoj Bujanin as Kullat me frengji të Dukagjinit e të Malcisë së Gjakovës- fisit të Krasniqës.
Më 1 e 2 janar, si ditë ”pushimi”, nuk më punohej apo më mirë me thënë nuk mund ta përfundoja ”Konferencën e Bujanit”. Doja së pakut ta përkujtoja.
I hyra shtypit me rend dhe sapo e hapa ”Drinin” pas se Jusuf Buxhovi” nuk e kishte harrua Bujanin, ” Përkujtesë historike: Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta Ideologjike për Vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë”, Drini.us 2 Janar 2022, Jusuf BUXHOVI, historian dhe shkrimtar nga Prishtina.
Titulli i Jusufit nuk më pëlqeu por e lexova deri në fund.
Dhe pasi e kreva së lexuari e bëra shetinë e mëngjesit, rreth bregut të detit dhe e piva kafenë turke me ëmbëlsirën- bakllavanë.
Ishte një ditë janari e qetë. Dielli sapa kishte dalur e anija e madhe me udhtarë e me 10 komionë me mallra nga Gjermania, me autobusë e automobila sapo mbërriu. Nuk u dëgjua as sirena që kapiteni e ka në qejf të na tregoj se erdhi anija. As mua nuk më bëri përshtypje anija, koha e mirë, dielli i janarit.
Mendoja, si është e mundur që Rezoluta e Bujanit nuk gjeti mbështetje as nga përfaqësuesit shqiptarë që kishin marrë pjesë në Konferencë?
Në Kullën e Bajraktarit të Krasniiqes u mbajt Konferenca e Bujanit, në Shqipëri
Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, në Kullën e Bajraktarit të Krasniiqes ”si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes dhe Konferenca e Pezës si dhe rezultat i mospërfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajtë pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së)”.
Në Kuvendin e Prizrenit, (8-10 korrik 1945) u shkel Konferenca e Bujanit. Ata që e kishin kundërshtua, u pushkatuan ose u dënuan me burgim të rëndë.
Shpresat e shqiptarëve u rritën më 1997, 1998 dhe 1999 kur shqiptarët muarën pushkët kundër pushtetit policor e ushtarak serb.
Këto shpresa u thyen kur dualën në skenë ish udhëheqja e UÇK-së me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Sami Lushtakun, Ramush Haradinajn, Xhavit Halitin, Fatmit Limajn e ndonjë spiun të ish ish APJ-së, si Bislim Zyrapi, analfabetë pa asnjë përvojë ushtarke, e shkollë, ”mejtep” për ”taleb”.
Disa nga ”krerët” e ”ushtrisë” tash janë në Hagë dhe akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.
E keqja tjetër, është se me paratë e taksapaguesve shqiptarë paguhen miliona euro gjoja me i mbrojtur të akuzuarit për krime lufte.
Shteti i Kosovës, nuk do të duhej të paguante asnjë qindarkë për të akuzuarit në Hagë derisa ata kanë pasuri milionëshe e miliarda.
Një shembull nga jeta në Suedi:
Shteti i ndihmon të gjithë shtetasit e vetë dhe të tjerët që nuk e kanë shtetësinë, nëse nuk kanë mundësi me e pagua psh avokatin ose, qiranë e banesës, rrymën etj. Por nëse i njëjti ka automobil a para në bankë, atij i rekomandohet që ta shesh veturën e ti hajë (hargjoj) paratë e ”kursyera” e pastaj të kërkoj ndihmën e shtetit.
A kanë Hashimi, Jakupi, Rexhepi apo më herët, a kishte Ramushi, Fatmiri …. pasuri që kanë mundur ta sheshin e mos të marrin para nga buxheti i Kosovës?
Turpi tjetër është se edhe RTK-ja që paguhet nga Buxheti i varfër i Kosovës, i përkrah të akuzuarit për krime lufte kundër njerëzimit.
Është gjykata ajo që duhet ta thotë fjalën përfundimtare por ajo që dihet e shuhet edhe natën, të akuzuarit kanë bërë krime ekonomike. E kanë privatizua Kosovën, gjithë pasurinë që kishte Kosova.
Cili nga të akuzuarit nuk ka pallate mbretërore, Hashimi, Haradinaj (Ramushi, Nasimi), Jakupi, Rexhepi?
Dhe familjarët e tyre shkruajnë sonete e elegji për prindërit bijtë e tyre por harrojnë se janë pikërishtë këta që na kanë prua ujkun në tarishtë, është Hashimi i pari, e zeza e Kosovës.
E vërteta e Madhe është se Hashimi, Rexhepi, Ramushi … nuk e kanë çlirua Kosovën, as UÇK-ja. Forcat serbe me uniformë ushtarake e policore, nga Kosova i kanë largua forcat e NATO-s.
U shërbeva me të dhëna në këto shkrime:
1. Konferenca e Bujanit, Wikipendia
https://sq.wikipedia.org/wiki/Konferenca_e_Bujanit
2. Fillimi / Fejton / Sheradin Berisha: OZN-a, UDB-ja dhe Kuvendi i Prizrenit, ( 8-10 korrik 1945)”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here