6.1 C
Pristina
Sunday, May 22, 2022
Home SHKENCË/TECH Sinjale të pazakonta në “Rrugën e Qumështit”, ekspertët: Nuk kemi parë kurrë...

Sinjale të pazakonta në “Rrugën e Qumështit”, ekspertët: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë

Ekspertët në fushën e astronomisë kanë zbuluar sinjale të pazakonta nga qendra e Galaktikës së Rrugës së Qumështit duke bërë të besojnë se një objekt yjor i pazbuluar mund të fshihet pas tyre.

Objektet në të gjithë galaktikën kanë fusha magnetike të ndryshme që prodhojnë valë, sipas NASA-s.

Gjatë ciklit të tij një yll lëshon dritë në të gjithë spektrin elektromagnetik, duke përfshirë edhe sinjale të padukshme për syrin e njeriut. Sasia e dritës që lëshon një yll varet nga vendi ku ndodhet gjatë ciklit të tij.

Ziteng Wang, autori kryesor i një studimi mbi gjetjet e publikuara në “The Astrophysical Journal” dhe kandidat për doktoraturë në shkollën e fizikës të Universitetit të Sidneit, tha se shkëlqimi i objektit ndryshon në mënyrë të papritur dhe ai ndizet dhe fiket rastësisht.

“Veçoria më e çuditshme e këtij sinjali të ri është se ka një polarizim shumë të lartë. Kjo do të thotë se drita e saj lëkundet vetëm në një drejtim, por ai drejtim rrotullohet me kalimin e kohës, “tha Wang në një deklaratë.

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjen e shqiptarëve,..” Woodrow Wilson

Woodrow Wilson President i SHBA-së më 1913-1921 “Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjen e shqiptarëve,të cilët kërkojnë...

NASA: Qielli është shumë më afër

Yjet e portretizuara në imazhet e para testuese të kapura nga teleskopi hapësinor James Webb pas përfundimit të shtrirjes së pasqyrës shkëlqejnë...

Stamboul (1883)- Si u prit emërimi i Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke?

Naim Frashëri (1846 – 1900) Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022 “Stamboul” ka botuar,...

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi, OBSH-ja bën lëvizjen urgjente

Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve...

Recent Comments