6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home SHKENCË/TECH “Dielli artificial” i Kinës sapo theu një rekord të madh botëror në...

“Dielli artificial” i Kinës sapo theu një rekord të madh botëror në lidhje me fuzionin e plazmës

Vetëm shtatë muaj pasi shpalli një rekord historik për shkrirjen e plazmës, Akademia Kineze e Shkencave e ka thyer përfundimisht atë rekord.

Reaktori i tyre “Dielli artificial” ka mbajtur një sasi plazme të mbinxehur në 120 milionë gradë Celsius (216 milionë gradë Fahrenheit) për 1056 sekonda, raporton Instituti i Fizikës së Plazmës.

Kjo e arritur ka mposhtur po ashtu rekordin e mëparshëm për ‘izolimin’ e plazmës për 390 sekonda, të arritur nga tokamaku ‘Tore Supra’ në Francë në vitin 2003.

The Chinese Academy of Sciences’ EAST tokamak. (Institute of Plasma Physics)

Kjo thyerje e rekordit EAST (Experimental Advanced Superconducting Tokamak, ose HT-7U) është një përparim i rëndësishëm për eksperimentimet në lidhje me fuzionin.

Suksesi në gjenerimin e sasive të përdorshme të energjisë nëpërmjet shkrirjes bërthamore do të ndryshonte botën, por është tepër sfiduese për t’u realizuar.

Ai përfshin përsëritjen e proceseve që ndodhin në ‘zemrën’ e një ylli, ku presioni i lartë dhe temperatura i ‘ndrydhin’ bërthamat atomike aq fort saqë shkrihen për të formuar elementë të rinj.

Në rastin e yjeve të sekuencës kryesore, këto bërthama janë hidrogjen, të cilët shkrihen për të formuar helium. Meqenëse një bërthamë heliumi është më pak masive se katër bërthamat e hidrogjenit që shkrihen për ta bërë atë, masa e tepërt radiazohet si nxehtësi dhe dritë.

Kjo gjeneron një sasi të jashtëzakonshme energjie – e mjaftueshme për të fuqizuar një yll – dhe shkencëtarët po përpiqen të realizojnë të njëjtin proces edhe këtu në Tokë.

Natyrisht, ekziston një sfidë e jashtëzakonshme në arritjen e nxehtësisë dhe presionit që gjenden në bërthamën e një ylli dhe nevojiten teknika specifike për t’i trajtuar ato.

Në një tokamak, plazma mbinxehet dhe kufizohet në formën e një torusi, ose donut-i, nga fusha të fuqishme magnetike. Por ruajtja e asaj plazme të mbyllur dhe të mbinxehur për korniza më të gjata kohore në mënyrë që të kultivohen kohë më të gjata reagimi është një problem tjetër, pasi plazmat e mbinxehura janë kaotike dhe të turbullta, të prirura për paqëndrueshmëri, duke rezultuar në ‘rrjedhje’ të saj.

EAST raportoi më parë një rekord të temperaturës prej 160 milion gradë Celsius (288 milion gradë Fahrenheit), i qëndrueshëm për 20 sekonda (bërthama e Diellit është 15 milion gradë Celsius; nxehtësia shtesë në tokamak kompenson presionin më të ulët).


Më 30 Dhjetor 2021 – EAST theu gjithashtu edhe rekordin e kohës.

Megjithatë, eksperimentet në lidhje me fuzionin kanë ende një rrugë shumë të gjatë për të bërë. Për momentin, shumë më tepër energji harxhohet në një gjenerator të shkrirjes sesa që mund të nxjerret prej tij; por zgjatja e kohës së izolimit të plazmës është një hap vërtet i rëndësishëm për ta bërë realitet fuzionin e e vetëqëndrueshëm të plazmës.

Burimi: Science Alert, PHYSICS
MICHELLE STARR
Përkthyer nga: Shkendije Berisha /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments