HISTORIKU I MINIERAVE TË PLUMB-ZINKUT TË KOSOVËS

Aktivitetet minerare ilire dhe romake

Historia e ‘’Trepcës’’, prodhuesit më të madh të plumbit dhe zinkut në Evropë, ka qenë shumë e buajshme, sic kanë qenë edhe kohët në të cilat është formuar e zhvilluar gjiganti i ekonomisë kosovare. ‘’Trepca’’ e vjetër më se 2000 vjet mban mend ilirët, romakët, sllavët, turqit, austro-hungarezët, anglezët, gjermanët e më në fund prapë ilirët (lexo: shqiptarët). Të gjitha këto periudha kohore në një mënyrë kanë lënë gjurmët e veta në ‘’Trepcë’’.

Historikisht marrë, mund të thuhet se minierat e argjendit, arit dhe të plumbit kanë qenë të njohura qysh në kohët antike. Këto miniera paraqiten në zonën metalogjenetike të Kopaunikut jugor. Ato edhe sot janë miniera active (Trepca’’, Argjenda – Novobërda-, Kishnica, Janjeva, Koporiqi, Crnac etj.). Minierën e Argjentës, të gjithë të huajt e kanë quajtur me emër në gjuhën e tyre. Kështu romakët i thoshin Nuvus Mons, sasët (gjermanët) Nycuberghe, sërbët Novo Brdo, (përkthim nga romakët), turqit Nikobori, Novobri, kurse shqiptarët Mali i Artë, Kodra e Artë. Ndërkaq, P.Bogdani, në një korrosoidebcë me Vatikanin në shëkullin XVII, këtë minierë e quanme emrin Argjentina, përkatësisht Argjenda. Pra, Argjentina, që gjendet në juglindje të Prishtinës në largësi prej 40 km., ishte një qytet i madh dhe i rëndësishëm xëhtar qysh në kohën e Dardanisë.

Me gjithë faktin se sërbët me propagandën e tyre dhe gënjeshtrat shekullore vazhdimisht bënin përpjekje për t’i treguar botës se kjo qendër e rëndësishme xehetare e tregtare iu takonte përherë vetëm atyre, faktet e pamohueshme tregojnë se në rajonin e Argjendës janë ruajtur shumë toponime të botës iliro-shqiptare, që kanë mbetur me shekuj më përpara: Kodra e Kishës, Lugu i Camit, Gropat Binake, Bullaj (fshat) etj. Në një document të kontabilitetit të një tregtari raguzian (1480), ndër të tjera thuhet se shumica e popullatës së qytetit (Argjendës), duke përfshirë edhe disa minatorë, kishin emra shqiptarë, si p.sh. ‘’Gjon’’, ‘’Progon’’, ‘’Gjin’’, ‘’Tanush’’ dhe ‘’Lekë’’. Po ashtu dihet se Lukë Bogdani ishte një poet i dalë nga shkolla shqipe e Janjevës- ‘’Trepcës’’, i cili qe vrarë nga turqit në vitin 1687.

Emërtimi sllav ‘’Farbani potok’’ për minierën e re në rajonin e Argjendës (Novobërdës) që ne e quajmë ‘’Argjenda e Re’’ termi Farbana F(a)-ar-b(a)-ana është një term dëshmues për njohje të lashtë të këtij vendi nga minatorët antië dhe tregon vendin e njerëzve xehetar. Në esencë, kjo fjalë e ka rrënien në nënshtratin e thellë të gjuhës shqipe. Xehëtar = Far-njerëzit e zjarrit; ba=që ban-punon; ana=vend. Të gjitha këto flasin për vazhdimësine e qenies shqiptare në këto troje, të cilën gjë serbët duan ta mohojnë.

Romakët pasi që pushtuan të gjitha tokat ilire, u mahnitën me mjeshtërinë e paparë të këtij populli në nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve të dobishme të argjendit, arit, plumbit, hekurit, bakrit. Gjithashtu dihet se perandori romak Trajani, duke qenë i bindur në traditën shekullore të minatorëve ilirë, të cilët këtë mjeshtëri të vështirë e të rëndë me plot rreziqe e ushtronin mirë, vendosi të shpërngulë fisin ilir të Perusteve në Transilvani për të punuar në minierat e arit, por njëherësh edhe për t’iu mësuar të tjerëve artin minerar kaq të rëndësishëm për pasurimin dhe lulëzimin e perandorisë. Prandaj njëra nga këto miniera të arit të këtij rajoni, më e madhja, mori emrin sipas minatorëve perustë ‘’Vicust Poristorum’’.

Në kohët më të vjetra ilire e romake sidomos më vonë në shëkullin e mesëm edhe në rajonin e bjeshkëve të Rogoznëskanë qenë shfrytëzuar xehet e plumb-zinkut. Për këtë dëshmojnë punimet e vjetra të zbuluara minerare: galeri, puse, zgjyra nga përpunimi i xeheve, vendbanimet si dhe muret massive të qytetit romak Municipium Dardanorum, kryeqyteti Romak i provincës së Dardanisë pronë fshati Saqanicë në afërsi të lumit Ibër.

Në miniera punët profesionale i kanë udhëhequr ‘’procuratores metalorum’’, kurse ‘’comesmetallorum për Iliricum’’ ka qenë njëfarë byroje mbikëqyrëse, që ka udhëhequr me të gjitha minierat, selia e së cilës si duket ka qenë Ulpiana (Lypjani i sotëm).

Në dokumentet historike ‘’Trepca’’paraqitet si një vendbanim i madh me tregti të zhvilluar. Në fshatin e quajtur Tunel, që gjendet në afërsi të ‘’Trepcës’’, janë zbuluar furra të vjetra primitive, zgjyra, (skorje), copa të enëve për shkrirje dhe rafinimin e plumbit, që tregojnë për aktivitete të hershme minerare metalurgjike të ‘’Trepcës’’. Në kohën romake në ‘’Trepcë’’ ka qenë selia e prekuratorit të minerës (procurator metallorum).

Në Dardani nxjerrja, shfrytëzimi dhe përpunimi I xeheve ka pasur zhvillim të madh në kohën e lulëzimit kulturor të ilirëve, ndonëse ka mjaft paqartësi, ngase mungojnë dokumentet e shkruara. Për këtë zhvillim tregojnë monedhat e argjendit të gjetura nga punimet arkeologjike të qytetit xehtar Damastion, të cilat kan pasur cekanin, simbolikë kjo e minatorëve (shek, IV para e.s.).

Historia tregon se galeritë e para në minierën e Janjevës e të Kizhnicës i takojnë kohës së perandorit romak Trajanit (98-117). Në këtë kohë shfrytëzimi i xeheve të argjendit e të arit ka qenë intensive dhe nga pasuria e krijuar, romakët ngritën qendra të njohura si ajo e Ulpianës, që ndodhet në afërsi të këtyre minierave.

Sipas zgjyrës së gjetur në vende të ndryshme duket se aktiviteti mineraror-metalurgjik ka qenë zhvilluar në një hapsirë relativisht të madhe të Kosovës, përvec ‘’Trepcës’’ edhe në lokalitetin prej Janjevës deri në Argjenda, qysh në periudhën para erës sonë.

Kushtet e punë në miniera kanë qenë shumë të vështira. Puna është zhvilluar në ambient të rëndë e pa ajrosje, me ndricim të dobët e duke punuar 12-14 orë në ditë. Minatorët punonin të shtrirë për shkak se galeritë kanë pasur profile të vogla me largësi 0,7 – 1,0 m, kurse transportin e xehes e bënin duke tërhequr saja ose me bartje në shpinë të thasëve të lëkurës të mbushur me minerale. Nga ndonjëherë është përdorur edhe zjarri me të cilin është nxehur xehrori dhe pastaj mbi të kan hedhur uj, kështu që për shkak të ndryshimeve të temperaturave xehet janë copëtuar.

Në libirn e Oliver Dejvisit ‘’Minierat romake në Evropë’’, vend të spikatur zë ‘’Trepca’’, pastaj përmendet Argjenda, Janjeva, Zletova, Brskova etj.

Me shpërbërjen e Perandorisë Romake dhe me dyndjet e fiseve barbaro-sllave, të cilat pushtuan trevën e Kosovës dhe të pjesëve të tjera të Ballkanit, pati një rënjë të theksuar të aktivitetit minerar. Kështu që me largimin e romakëve, nxjerja dhe përpunimi i xeheve mbetet në harresë për një kohë të gjatë, në mënyrë që në mesjetën e vonë (1000 – 1492 pas erës së re) fillojnë të gjallërojnë nga mbretëritë e shtetit serb.

Shkëputur nga libri: ‘’TREPCA – SISTEMI INTEGRAL TEKNIK-TEKNOLOGJIK’’ NGA MINIR DUSHI /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here