6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Arkeologjia shqiptare në vitet 60’: Ilirët kanë qenë banoret e lashtë të...

Arkeologjia shqiptare në vitet 60’: Ilirët kanë qenë banoret e lashtë të vendit tonë

NGA: GËZIM LLOJDIA

1. Arkeologia, shqiptarë në vitet 60 ishte një shkencë e re si pjesë e historisë. Shkenca mbi lashtësinë,  në shekullin XX, jo vetëm një shkence e ditëve tona, por edhe aktuale. Në një sesion shkencor të këtyre viteve, arkeologu Skënder Anamali sjell tezën: Ilirët kane qene banorët e lashtë të vendit tonë,ku nëpërmjet kumtesës:”Bashkëbisedim me shekujt e kaluem”: ai sjell të dhëna nga gërmimet arkeologjike, ato kishin filluar prej 15-20 vjetësh ndër qendrat ilire.

Në burimet arkeologjike,thotë arkeologu  në bazë të  të cilëve rindërtohen edhe faktet historike, mungojnë personazhet. Arkeologet mund të gjykojnë jo vetëm mbi veglat e punës, jetesën ose ekonominë e kohës së  lashtë, për edhe mbi trajtat e jetës shoqërore. Mjetet e prodhimit janë me shume rëndësi për studimin e formacioneve shkencore që janë zhdukë. Këtu qëndron edhe vlera e madhe e zbulimeve arkeologjike.

2. Për  arkeologjinë shqiptare problemi i etnogjenezës ilire, i lashtësisë së  ilireve në vendin to­në  asht një problem i dorës së parë dhe i rrahur nga dijetarët, thotë S.Anamali. Zbulimet e Pazhokut e të Maliqit itronditen themelet e tezës së vjetrueme të dijetareve, e cila i bën iliret të ardhur në gadishullin ballkanik në një kohë relativisht të vonë.

Në  kumtesën mbi rezultatet e gërmimeve në vendbanimin prehistorik të Trenit (Bilisht-Korçe) del se të dhënat arkeologjike tregojnë se fillimet e formimit të elementeve  të etnosit ilir i përkasin, eneolitit çka do’të  thotë se: Ilirët janë autoktonë, në Ballkan.

Cili ,qe zhvillimi ekonomik, shoqëror e kultural i ilireve që  banuan në vendin tonë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së tyre pyet arkeologu S.Anamali.Kërkojnë përgjigje edhe mendimet e vjetra e të reja të cilat janë përpjeke dhe përpiqen t’i copëtojnë iliret dhe ti shohin në krahina të  veçanta, tipare të veçanta kulture dhe si pasoje edhe origjinë etnike.

S.Anamali sjell të dhënat si: Kodërvarret e Krumës (Kukës) që u gërmuan në këtë vit i përkasin fun­dit të kohës së bronxit dhe fillimit të hekurit; ata nuk ndryshonin nga kodër -varret e tjera të kësaj kohe të zbuluara  në Pazhok, Mat, Vajzë e Dropull.

Gjurmuesit e këtyre kodër-varreve ngritën me të drejte problemin e rishikimit të diferencimit shoqëror te ilirët.Për një qytet ilir, për praninë e një ekonomie e kulture qytetare të një shoqërie skllavopronare kumtuan edhe arsimtaret e Kolonjës, të  cilët, me forcat e veta, gërmuan  në  kodrën e Hallmit.

Në afërsi të  qytetit  të ‘Ersekës. Për një’ zhvillim teë tilleë kumtuan edhe gjurmues të  tjerë të  lashtësive ilire. Në  krahinën e Matit gjetjet ar­keologjike, që i përkasin kulturës ili­re shtohen dita ditës. Jo hartae Shqipërisë ,por edhe harta e Matit është mbushë plot qendra ilire. E tillë asht edhe qyteza malore e Xibrit, jo shumë larg Klosit.

3. Nga të gërmimet në qendrat ilire, arkeologu sjell këto të dhëna:Sendet arkeologjike të zbuluara  në  gërmime, ashtu sikurse u kumtue ne sesion, i përkasin ilire­ve dhe janë të ngjashme me ata të viseve të tjera ilire. Për vendbanime të fortifikuara  ilire, për qytete ilire folën në sesion mësues e arkeologe. Në rrethet e Pogradecit, Elbasanit e Korcës ekspeditat, gjurmimet arkeo­logjike kanë zbuluar një tok qendra të reja të panjohura deri dje që shkojnë nga parahistoria deri në mesjetë. Në kalanë e Pogradecit, nën muret mesjetare, dolën muret e qytezës ilire. Tue shikue objektet e ekspozueme e rastin e sesionit ose materialet ilustruese të gërmimeve e gjurmime arkeologjike, të tërhiqte vëmendjen diçka e vogël, por shumë interesante.

Nga Elbasani ishte sjellë e ekspozuar një përkrenare ilire, e gjendur në varrin e një luftari, po në qytezën e shkëmbit Shlliut (Elbasan) e cila mbante emrin ilir të pronarit. Fragmentet e një përkrenare bashkë me armë ilire gjendeshin dhe midis materialeve të zbuluara.

Në kodërvarret e Krumës, një  kodërvarri nga Mati i takon edhe një  përkrenare tjetër ilire. Në  fotografitë, që tregonin zbulimet e reja në rrethin Pogradecit ishte edhe ajo e   përkrenares ilire të Starovës. Këtyre katër  përkrenareve mund t’u shtohen edhe të tjera të  zbuluara  në  këto vitet  e fundit në vende të  tjera. Kur din se përkrenaret ilire    janë    përdorë si  mjet për përcaktimin e një krahine  ilire me tipare të  veçanta, e cila përfshinë vetëm veriun e Shqipërisë . Nuk është vështirë të  kuptohet se sa  pa themelta janë këto përpjekje për copëtimin e Ilirisë. Vetë materialet arkeologjike po hedhin poshtë dëmet etno -kulturale të  sajuara  gjoja mbi të  dhënat e arkeologjisë.

4. Në rrënojat e Jermës, pranë Gjirokastrës po dalin në dritë tepricat e një qyteti ilir, me një ekonomi e kulture qytetare të  lulëzua  si shumë  qytete të tjera ilire bashkëkohëse.

Qyteti ilir i Jermës u ngrit në shek.IV p.e.s , që  është koha e formimit të shoqërisë skllavopronare ilire. Ai ka qenë  një qytet kaon, e njërit nga tre fiset e mëdha ilire të jugut.

Në  gërmimet u kumtue se materialet, që pasqyrojnë kulturën ilire në  këto vise po bëhen gjithnjë më të shumtë. Arkeologjia shqiptare e ka provuar se emrat e njohur në  historiografi si epirotë  e Epirë, për banoret e trevën më jugore të Ilirisë kanë kuptim thjesht gjeografik. Për kaonet, thespirotet, moloset e banoret e tjerë të Epirit nuk ka vend dhe as që mund të  mendohet për përkatësi etnike tjetër ,veçse ilire. Elementet e kulturës helene nuk janë tjetër veçse ndikime ta ardhura si rrjedhim i zgjanimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të hyme në  kushtet e një niveli të  caktuar  të  zhvillimit të  forcave prodhuese të  ilirëve, fenomen ky i vërejtur edhe në  vise të  tjera, të botës antike.

Duke fol  për gjurmimet e tyre kumtuesit zunë në gojë edhe emrat e disa qyteteve ilire, të  njohura nga burimet e shkruara  të lashta.

Qytetet ilire si: Lynku, Omfali, Syberi, Enkelana kane ekzistuar në  një kohë  kur në Iliri kishte edhe qytete të tje­ra si Shkodra, Lisi, Dimali, Amanria, Bylisi, Foinika, rrënojat e të cilave tashme dihen se ku gjenden.

5. Arkeologët, sot kanë sjellë të dhëna për gërmimet në lindje të Shkodrës dhe flasin për qytetin e Sardës .Këtë qytet  S.Anamali mirëpo edhe  dhe arkeologët e këtij refermi e  e hodhën si ide se gjendej pikërisht atje  ,që në vitet 60.

Ja çfarë shkruan arkeologu:

Pranë ilireve në  kumtesat ishin edhe arbërit. Arbënt  si pasardhës të  ilireve, jetuan aty ku para tyre ki­shin pas trojet iliret dhe trashëguan kulturën e tyre. Nuk ka si të  jetë  ndryshe, (sado që edhe këtë të vërtetë ka dijetare që  duen t’ia mohojnë shqiptareve), sepse këtë e tregojnë fort bukur të dhënat e arkeologjisë. Arsimtari i Mirditës po i gjen gjurmët e arbenve gjithandej, deri në viset e thella malore. Arbenve të mesjetës i takon edhe qyteti Sarda, sot rrënojat e tij gjinden në Shurdhah, në lindje të  Shkodres. Sikurse njoftuen kumtuesit gërmimet  e porsa fillueme janë shume premtuese dhe para dëgjuesve ne sesion ato përmendin muret e epërme e të poshtme të qytetit, materialet e gjetuna në gërmime, sidomos ato te varrezës, të cilat i përkasin kulturës së arbenve mesjetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Në gjurmët e alfabetit 500 vjeçar të shqipes te arbëreshët e Rusisë

Në jug të Rusisë është zbuluar një monument arkeologjik që dokumenton shkrimin e vjetër në gjuhën shqipe dhe kjo është e mahnitshme!

Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë...

“Barbar i gjunjëzuar, i veshur me kapele frigjiane dhe fustanellë lindore”

Gjetur në Vigna del Bufalo, pranë Porta Pinciana (Romë).Ruajtur në "Museo Archeologico di Napoli"Gjuha e lashtë Frigje sipas Aleksander Hasanas, është pararendesja...

23 Janar 1973 – Richard Nixon shpall marrëveshjen e paqes me Vietnamin

Presidenti i SHBA, shfaqet në televizionin kombëtar, për të njoftuar arritjen e një “paqeje me nder” në Vietnam. Deklaratat e lëshuara njëkohësisht...

Recent Comments