6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home KAFSHËT Tri racat më të rralla të qenve në botë

Tri racat më të rralla të qenve në botë

Shumica do të mburren se njohin një numër të madh të racave të qenve, por fakti është se ata jashtëzakonisht rrallë kanë dëgjuar bash çdo gjë

Disa raca qensh jetojnë në klima specifike dhe janë më pak të përhapura në pjesën tjetër të botës, por disa përdoren ekskluzivisht për qëllime specifike, si gjetja e tartufit dhe rritja e deleve, kështu që ka pak gjasa të keni dëgjuar për disa nga këto raca nëse nuk merreni me aktivitete të tilla, transmeton Telegrafi.

Këto janë tri racat më të rralla të qenve në botë:

1. Lundehundi norvegjez

Racë e çuditshme dhe e pazakontë. Ai ka gjashtë gishta në secilën putër dhe mund ta përkulë kokën mbrapa pothuajse aq sa të prekë shpinën me feçkën e tij. Në Norvegji, Lundehundi fillimisht gjuante zogj të veçantë që jetojnë në brigjet veriore, për shkak të aftësisë së tyre në ngjitjen e grykave.

Ky qen, pothuajse u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore, por mbarështuesit norvegjezë arritën ta mbanin gjallë racën. Për shkak të energjisë dhe personalitetit të saj, është një kafshë shtëpiake e shkëlqyer për familjet më aktive që duan aventurat, eksplorimet dhe shëtitjet e shpeshta të gjata.

2. Lagotto Romagnolo

Shpesh përzihet me qen pudla, por Lagotto Romagnolo është në fakt raca më e vjetër për gjueti në ujë. Gjuetarët në Itali e kanë përdorur për shekuj me radhë për të sjellë rosat e vrara nga gjuetarët në liqen, dhe kjo për shkak të leshit të tij të papërshkueshëm nga uji, ndjenjës së mprehtë të nuhatjes dhe strukturës muskulore.

Sot, megjithatë, njerëzit më së shumti i përdorin për të kërkuar tartuf dhe aktualisht është e vetmja racë e njohur në botë që njerëzit përdorin për këtë.

3. Azawakh

Zagari azawakh ose saharian është një qen afrikan me ngjyrë kafe ose me ngjyrë rëre. Karakterizohet nga një trup i hajthëm dhe i zhdërvjellët dhe një qëndrim mbretëror. Njihet si një racë shumë e butë dhe e lidhur me familjen e tij. Është mosbesues ndaj të huajve dhe nuk u pëlqen kur e prekin, por adhuron njerëzit me të cilët jeton.

Ka nevojë për të paktën gjysmë ore vrap ose lojë aktive çdo ditë, dhe meqenëse vijnë nga shkretëtira, ky qen do të shijojë ditët e verës. Për të njëjtën arsye, ata do të kenë nevojë për veshje në dimër, sepse nuk e durojnë dot të ftohtin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments