6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home RETROSPEKTIVË Kush ishte tenori i famshëm arbëresh i shek. XX?

Kush ishte tenori i famshëm arbëresh i shek. XX?

Një ndër këngëtarët më të mëdhenj lirikë të shekullit XX, i njohur si Tito Schipa, lindi më 2 janar 1889 në Leçe, Itali, në një familje arbëreshe, me emrin  Raffaele Attilio Amedeo Schipa.

Ai studioi në Milano dhe bëri debutimin e tij të parë në opera në moshën 21-vjeçare, në vitin 1910, në Vercelli. Më pas u shfaq në të gjithë Italinë dhe në Buenos Aires, Argjentinë.

Më 1917, ai solli rolin e Ruxheiros në ”La rondine” të Puçinit.

Schipa interpretoi shfaqjen e tij të fundit në Operën Metropolitane, në vitin 1941, para se të kthehej në Italinë fashiste, “nën regjimin e Benito Mussolinit”. Kjo periudhë e jetës së tij, do të ishte vërtet ajo më e vështira për një artist; pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara, koncerti i tij i parë pas luftës, u ndoq me pak interes nga publiku.

Në vitin 1958, Schipa tërhiqet nga skena operistike për të dhënë mësime kantoje, fillimisht në Budapest. U kthye për shfaqjen e fundit në Nju Jork, në vitin 1962.

Tito Schipa ndërroi jetë prej ndërlikimeve shëndetësore nga diabeti, më 16 dhjetor 1965, në moshën 77-vjeçare. në Nju Jork.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kështu dukej veshja luftarake Ilire(Foto)

Inforculture.info ju sjellë një fotografi në të cilën shihet veshja të cilën luftëtarët Ilirë e përdornin në luftë Siç...

A e dini pse taksitë kanë ngjyrë të verdhë?

Saherë që keni thirrur taxin për të ju ndihmuar të shkoni më shpejt juve mbase edhe nuk iu ka interesuar të merreni...

Të gjitha të pathënat: Dëmet që i shkakton koronavirusi trupit

Pandemia solli ndryshime edhe për ata që nuk u infektuan, duke shkaktuar ndryshime të mëdha në trupin tonë, nga rënia e flokëve,...

Gjuha shqipe jehon në Netflix

“Arbëria” është një ndër filmat e rinj që liston platforma Netflix. Ndonëse produksioni i këtij filmi ka përfunduar në fund të vitit...

Recent Comments