6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home KËSHILLA Problemet shëndetësore që tregojnë sytë, çfarë duhet të keni kujdes

Problemet shëndetësore që tregojnë sytë, çfarë duhet të keni kujdes

Sytë janë e vetmja pjesë e trupit në të cilin mund të vështrojmë thellë venat, enët e gjakut dhe nervin optik, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Falë tyre shëndeti i trupit mund të diagnostikohet në kohë nëse tregoni kujdes në disa shenja paralajmëruese. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pesë shenjat paralajmëruese që tregojnë sytë.

Njolla Të Verdha Në Qepalla
Shfaqja e njollave të verdha në qepalla mund të tregojë se niveli i kolesterolit ka dalë jashtë kontrollit. Këto njolla janë depozita yndyrnash që shfaqen në shumë zona të trupit.

Përtharja E Syve Dhe Ndjeshmëria Ndaj Dritës
Nëse sytë dhe goja përthahen lehtë, atëherë kemi të bëjmë me një sëmundje imunitare e cila zakonisht prek gratë mbi 40 vjeç. Kjo sëmundje zakonisht shoqëron artritin reumatoid dhe manifestohet edhe me vështirësi në gëlltitje ose përtypje.

Humbje të Shikimit, Shikim të Dobët ose të Dyfishtë
Këto probleme nëse ndodhin në mënyrë të papritur, mund të paralajmërojnë një ishemi të afërt. Nëse vëreni që nuk shikoni mirë nga sytë dhe keni mpirje të gjymtyrëve në njërën anë të trupit, tregoni kujdes. Tregues të tjerë të ishemisë janë humbja e ekuilibrit, dhimbjet e kokës dhe vështirësia në të folur.

Vetulla Të Holla
Vetullat hollohen me kalimin e moshës, por nëse një gjë e tillë shoqërohet me rënien e qimeve në zona të tjera të trupit atëherë kemi të bëjmë me një çrregullim të tiroides. Mund të bëhet fjalë për hipertiroidizëm ose hipotiroidizëm. Thinjat e menjëhershme në zonën e vetullës gjithashtu tregojnë probleme me tiroiden. Nëse ky problem shoqërohet me luhatje të peshës, humorit apo energjisë atëherë shqetësimet me tiroiden janë më të thella.

Kontrolli I Syve Është I Rëndësishëm
Këshillohet të kryeni kontrolle të rregullta të syve. Nëse vëreni shenjat e mësipërme drejtohuni te mjeku. Vetëm një okulist mund të dallojë probleme serioze shëndetësore të cilat mund të jenë të fshehura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments