6.1 C
Pristina
Saturday, June 25, 2022
Home KAFSHËT ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë

ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë

Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike.

Një studim i ri, i cili ka analizuar gjenetikën e britanikëve, thotë se këta të fundit kanë ADN-në e bujqve të hershëm të Europës. Megjithatë, me kalimin e kohës, ka pasur migrime masive shtesë në ishuj, që e kanë zëvendësuar përsëri pothuajse të gjithë popullsinë.

Historia e origjinës së britanikëve shpaloset në një seri studimesh gjatë viteve të fundit, kryesisht së fundmi me zbulimin e një fluksi masiv në ishuj rreth 3000 vjet më parë – përmes Francës. Ekzistenca e këtij inkursioni u konkludua nga një ekip i madh multidisiplinar i udhëhequr nga prof. David Reich i Universitetit të Harvardit, ekspert në gjenetikën njerëzore.

Ky fluks, megjithatë, ishte i kufizuar kryesisht në jug dhe në qendër të ishullit dhe mezi arriti në Skoci, tregojnë provat gjenetike.

Britania ka qenë e populluar për gati një milion vjet. Gjatë 500 mijë viteve të para dhe në periudha të ndryshme më vonë, kur nivelet e detit ishin të ulëta, Britania u lidh me kontinentin evropian. Homininët, paraardhësit e hershëm të njeriut, mund të shkonin atje me këmbë. Dëshmia më e hershme e pranisë së homininëve janë veglat e gurit dhe gjurmët e gjetura në bregun e Norfolkut në juglindje. Kocka që i përkasin asaj periduhe, të klasifikuara si Homo heidelbergensis, janë zbuluar në Sussex. Edhe Neandertalët mbërritën atje të paktën 400 000 vjet më parë. Ata u pasuan nga njeriu modern, megjithëse prania e këtij të fundit në Britani ishte në funksion të klimës së luhatshme. Gjatë epokës së fundit të akullnajave, pjesa më e madhe e Britanisë ishte akullnajë, dhe me gjasë e gjithë ajo ishte e pabanueshme. Por ajo u lidh me Evropën nga Doggerland, një rajon i madh i Detit të Veriut që është i cekët dhe bëhet tokë e thatë kur nivelet e detit janë të ulëta, siç ndodh kur uji ngrin gjatë epokave të akullit. Rreth 14 000 vjet më parë, kur akullnajat filluan të tërhiqen nga Britania, si kafshët ashtu edhe njerëzit kaluan përsëri urën tokësore.

Ishujt u pushtuan nga njerëz të rinj që mbërrinin atje pa ndërprerje. Dhe ky migrim nuk ka ndalur më. Nga 11,000 deri në 12,000 vjet më parë, Britania u popullua masivisht nga njerëz që mbërrinin atje nga kontinenti. Gjurmët të vendbanimeve të tyre janë gjetur, një shembull i famshëm është Star Carr në Yorkshire në Anglinë veriore.

Rreth asaj kohe, në Levant dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, po fillonte Revolucioni Neolitik: një tranzicion gradual nga një mënyrë jetese e bazuar te gjuetia e kafshëve të egra dhe mbledhja e bimëve për mbijetesë. Inovacioni u përhap në Anadoll në Turqinë jugore dhe më pas në Evropë rreth 8500 vjet më parë, shpjegon Reich.

Ndoshta sepse bujqësia mund të mbështeste popullsi shumë më të mëdha dhe rritje më të shpejtë të popullsisë sesa gjuetia, fermerët e hershëm mbërritën nga përtej Anadollit, ku u takuan dhe u përzien me gjuetarët evropianë. Dhe rreth 6000 vjet më parë, fermerët e hershëm evropianë me një farë përzierjeje me gjahtarët mbërritën në Britani dhe Irlandë. Kjo nuk ishte diçka e mirë për vendasit.

Ishte një ngjarje jashtëzakonisht shkatërruese për popullsinë vendase”, thotë Reich, dhe kjo shpjegon si u zëvendësua 99 për qind e vendasve që ushqeheshin nga gjuetia.

Saktësisht nuk dihet si ka ndodhur kjo. Një teori mund të jetë sjellja me vete e mikrobeve ndaj të cilave vendasit nuk kishin rezistencë. Ose thjesht fakti që bujqësia ishte një mënyrë më e mirë jetese u dha të ardhurve më shumë terren në kuptimin e shumimit të popullsisë. Vendasit u zëvendësuan nga fermerët, shumica e paraardhësve të të cilëve ishin të ardhur, shumë breza më parë, nga Turqia, tregojnë analizat gjenetike.

Megjithatë, gjetjet thjesht arkeologjike nuk mund t’i lidhin këta fermerë të hershëm në Britani me fermerët e hershëm të Anadollit, pasi mes largimit të tyre nga Turqia dhe mbërritjes në Britani ka një hapësirë kohore mijëravjeçare, shpjegon bashkautori Ian Armit. Midis bujqësisë anadollake dhe britanikëve të parë që punonin në bujqësi, pati shumë transformime kulturore.

Por këta fermerë të hershëm sollën me vete risi të dukshme në të dhënat arkeologjike britanike; për shembull, ata prezantuan vegla guri të lëmuar dhe qeramikë, dhe mund të kenë futur struktura të mëdha prej druri. Ata sollën gjithashtu lopën, kafshët dhe bimët e tjera shtëpiake në ishull, thotë Armit.

Gjërat nuk do të ndryshonin deri në agimin e epokës së bronzit, rreth 4500 vjet më parë, kur Britania përjetoi një fluks masiv njerëzish që gjurmuan shumicën e paraardhësve të tyre tek nomadët kalorës të stepave euroaziatike: Yamnaya.

Yamyana ishin ndër zbutësit e parë të kujave dhe kishin filluar të zgjeroheshin nga stepa në veri të Detit të Zi dhe Kaspik rreth 5000 vjet më parë. Nomadët Yamnaya dhe kafshët e tyre u përhapën në të gjitha drejtimet, nga Hungaria në Mongoli në një drejtim dhe brenda gjithë Europës në tjetrin.

Kështu arritën në ishuj të ashtuquajturat tradita Bell Beaker nga Evropa. Këta të ardhur pothuajse zëvendësuan të gjithë popullsinë – të paktën 90 përqind.

Mund të thuhet se anglezët e sotëm janë pasardhës të drejtpërdrejtë të këtyre njerëzve që çuan kulturën Bell Beaker në Ishujt Britanikë? Jo! Anglezët e sotëm – njerëzit që jetojnë në juglindje të ishullit të Britanisë – kanë më shumë prejardhje nga fermerët e hershëm evropianë, më shumë se skocezët. Si ndodhi kjo?

Përgjigja qëndron në zbulimin e studiuesve: një migrim i tretë dhe i panjohur më pare, në Britaninë jugore gjatë epokës së bronzit të mesëm dhe të vonë, midis 2800 dhe 3300 vjet më parë. Ai ndryshoi prejardhjen e popullsisë në pothuajse gjysmën e saj, në jug të ishullit. Por kjo nuk preku veriun dhe Skocinë.

Nga erdhën këta njerëz? Gjasat janë të kenë mbërritur atje nga Franca: gjenetikisht britanikët jugorë në epokën e bronzit të vonë janë më të ngjashëm me popullatat e bronzit të vonë dhe të hekurit në Francë, tregojnë analizat.

Këta të ardhur, si britanikët bashkëkohorë, ishin një përzierje e fermerëve Yamnaya dhe të hershëm evropianë me një gjurmë të gjuetarëve evropianë. Por ata kishin pak më shumë fermerë evropianë të hershëm sesa britanikët – një model delikat, por i mjaftueshëm për t’i lejuar studiuesit të kuptojnë se çfarë ndodhi.

Në vitin 2016, Reich dhe kolegët e tij kuptuan se britanikët jugorë dhe veriorë sot kanë përqindje të ndryshme të ADN-së nga fermerët dhe stepat e hershme evropiane.

Ne e dinim nga të dhënat gjenetike se në epokën e bronzit të hershëm, pasi kultura e Beaker-it mbërriti, proporcionet e prejardhjes së stepës dhe prejardhjes së fermerëve ishin të njëjta në Britaninë veriore dhe jugore,” citohet Reich nga Hareetz. “Diçka ndodhi nga 4500 vjet më parë e deri më sot që rriti përqindjen e prejardhjes së fermerëve në Britaninë jugore, por jo në Skoci. Është e qartë se diçka e madhe ka ndodhur”. Për të kuptuar këtë, ekipi mblodhi të tjera të dhëna gjenetike nga epoka përkatëse e bronzit të vonë dhe epoka e hekurit në Britani dhe Evropën qendrore dhe perëndimore për krahasim. Ata arritën në përfundimin se kishte pasur një fluks pasardhësish të bujqve të hershëm evropianë në Anglinë jugore rreth 3000 vjet më parë (epoka e bronzit të vonë), por shumë pak prej tyre kishin arritur në Skoci.

Me shumë mundësi ata kanë ardhur nga Franca, dhe migrimet e mëparshme mund të kenë ardhur nga vende më veriore si Holanda. “Një origjinë franceze ka të ngjarë, por nuk është vërtetuar, pasi nuk ka ende ADN të lashtë nga Franca të krahasueshme me Britaninë“, thotë Reich.

Pra, kush janë skocezët dhe irlandezët? Ata janë pasardhës më të drejtpërdrejtë të migrantëve të stepës Bell Beaker rreth 4500 vjet më parë, me më pak ndikim nga migrimet e mëvonshme.

Cilat janë konkluzionet e gjithë kësaj?

Më pak se 0.1 për qind e britanikëve e kanë prejardhjen nga gjuetarët vendas që u vendosën aty pas Epokës së Akullnajave.

Një tjetër konkluzion është se britanikët, francezët dhe turqit kanë më shumë të përbashkëta sesa mund të kishin menduar.

Një i tretë dhe shumë i rëndësishëm është se e gjithë ideja e prejardhjes origjinale biologjike që u jep njerëzve sot një të drejtë të patjetërsueshme për të jetuar në një vend është e pakuptimtë. “Në çdo vend në botë, ideja e vazhdimësisë nga parahistoria, e pastërtisë së racës, lëkundet nën dritën e të dhënave gjenetike“, thotë Reich. Provat janë dërrmuese se popullsia e sotme është në pjesën më të madhe rezultat i lëvizjeve në shkallë të gjerë nga rajonet e largëta.

Njerëzit në çdo rajon pothuajse gjithmonë kanë shumë pak prejardhje nga ata që kanë jetuar në të njëjtin rajon mijëra vjet më parë“, thotë ai. /MekuliPress

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Arkeologët zbulojnë breshkën 2000-vjeçare në Pompei

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një breshkë në Pompei që është gati 2000 vjet e vjetër. Zvarraniku, i gjetur...

Vapë e madhe? Sekreti për të fjetur rehat

Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe...

Misteri i ryymës detare në “Vrimën blu”

“Vrima blu” (Blue Hole) është një pikë turistike e pabesë, për ata që e...

Kush mund të trajtohet me ilaçin e ri të kancerit dhe kur

Në vitin 2020, rreth 340 mijë njerëz vdiqën nga kanceri i zorrës së trashë. Tani një trajtim i ri që jep shpresë...

Recent Comments