6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI "Nëse nuk e dini se çka ka ndodhur në botë para ardhjes...

“Nëse nuk e dini se çka ka ndodhur në botë para ardhjes tuaj, kjo do të thotë se do të mbeteni fëmijë tërë jetën”. – Cicero

Daut Dauti

Fuqia e mendjes dhe fjalës


“Nëse nuk e dini se çka ka ndodhur në botë para ardhjes tuaj, kjo do të thotë se do të mbeteni fëmijë tërë jetën”. – Cicero
Cicero (106 – 43 para erës sonë), ka qenë politikan, filozof, shkrimtar dhe jurist i pashoq romak, por më së shumti njihet për aftësinë e tij të të folurit. Mendohet sa pas tij rrallë kush ka qenë në gjendje t’i radhis fjalët dhe argumentet në mënyrë aq të fuqishme.
Për këtë arsye Cezari dhe Pompei nuk e dëshironin Ciceronin për kundërshtar dhe mundoheshin ta joshnin me pushtet. Nga ana tjetër, për këtë arsye Ciceronin e vrau Mark Antoni. Madje, ai urdhëroi që koka dhe dora e djathtë e Ciceronit të ekspozoheshin publikisht në Romë, në platformën ku Cicero mbante fjalimet e tija të njohura. Mark Antoni me këtë veprim dëshiroi të bënte me dije se fuqia e armëve është më e madhe se ajo e fjalës.
Por, Mark Antoni gaboi shumë. Popullariteti i tij filloi të binte dhe pas disa viteve u detyrua të bënte vetëvrasje dhe të poshtërohej me vdekje në shtratin e Kleopatrës.
Trashëgimia e Ciceronit bënë me dije se asgjë nuk është më e fuqishme se dituria dhe fjala. / /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments