6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home KURIOZITETE Rasti misterioz i manisë mesjetare, vallëzo deri në alivanosje

Rasti misterioz i manisë mesjetare, vallëzo deri në alivanosje

Vallja e Shën Gjon (St John) ishte një fenomen social që përfshinte një lloj vallëzimi në Europën kontinentale në mes të shekujve 14 dhe 17 ku pjesëmarrësit në këtë festë vallëzonin deri në alivanosje

E njohur po ashtu me emrin vallëzimi i Shën Vitusit, kjo mani e vallëzimit ndikonte të shumë njerëz, të cilët me numra ishin mijëra, që vallëzonin në mënyrë histerike për orë , ditë të tëra në rrugë dhe ndoshta edhe muaj derisa në fund kolapsonin nga lodhje apo vdisnin nga sulmet në zemër apo goditjet në tru.

Në letërsinë moderne, viktimat e manisë së vallëzimit më shpejt portretizohen si gra, megjithëse rrëfimet mesjetare tregojnë se burrat, gratë dhe fëmijët ndikoheshin në mënyrë të barabartë nga ai. Në fakt, një ndër ngjarjet më të rënda ndodhi në Aachen të Gjermanisë, më 24 qershor 1374, disa dekada para se Europën ta përfshijë Murtaja e Zezë.

Pelegrinazhi i epileptikëve në Kishën Molenbeek, Pieter Bruegel, Plaku më 1642. (Rijksmuseum / CC0)

Pse u prekën njerëzit nga mania e vallëzimi?

Fillimisht u mendua që mania e vallëzimi ishte një mallkim i dërguar nga një i shenjtë, që mendohet se ishte Shën Gjoni, pagëzori apo Shën Vitusi, varësisht nga vendi ku bëhej. Për këtë arsye, njerëzit që vuanin nga mania e kërcimit shkonin në vend që ishin dedikuar për Shën Gjonin, pagëzorin në mënyrë që të lutën për t’u çliruar nga djalli.

Lidhja e këtij fenomeni me Shën Vitusin mund të gjurmohet në një incident që ndodhi në Gjermani më 1278. Gjatë këtij viti, një grup prej 200 njerëzisht po vallëzonin aq çmendurisht në një urë mbi lumin Maas saqë ura u shemb, ku vdiqën shumë nga valltarët. Ata të cilët mbijetuan u dërguan në një kishë aty pranë që ishte ndërtuar për hire të Shën Vitusit dhe shumë prej tyre ishin shëndoshur aty shumë shpejt, shkruan Ancient Origins, transmeton GazetaExpress.

Është interesante se këto nuk ishin ngjarje të izoluara, por ndodhën shumë herë në Europën Mesjetare. Shpërthime të tilla vallëzimi ndodhën në Itali, Luksemburg, Francë, Gjermani, Holandë dhe Zvicër për gjatë tre shekujve rresht. Disa hipoteza e shpjegojnë këtë fenomen. Për shembull, helmimi nga ergota fajësohet se mund të këtë shkaktuar të disa halucinacione dhe dehje që e kanë shoqëruar vallëzimin e Shën Gjonit.

A mund të jetë shkaktuar mania e vallëzimit nga kërpudhat? Faza të ndryshme të ciklit të jetës së Claviceps purpurea.

Kërpudhat shkaktarë të manisë së vallëzimit

Helmimi me ergot pasoi me një sezon të madh të përmbyetjeve dhe sezone të lagështa, sezone këto ideal për rritjen e kërpudhave të tipit claviceps purpura. Kjo kërpudhë përmban helm dhe kimikate psikoaktive, përfshirë acid lisergjik dhe ergotamine, e përdorur në kohë moderne si një element për sintezën e LSD-së. Zakonisht gjendet të drithërat e kultivuara si thekra, kështu që kërpudhat kanë mundur të shkaktojnë disa nga simptomat e caktuara të vallëzimit të Shën Gjonit për shirë spazmën nervore, iluzione psikotike dhe konvulsione.

Pavarësisht kësaj, është argumentuar se kjo mani nuk është shfaqur gjatë sezonit të përmbytjeve dhe lagështirës në Europë. Për më shumë, jo të gjitha simptomat e vallëzimit të Shën Gjonit mund t’i atribuohet helmimit me ergot.

Një shpjegim tjetër thotë se shumica e pjesëmarrësve në vallëzimin e Shën Gjoni i takonin sekteve të devijuara fetare. Këta njerëz bënin pelegrinazh në tërë Europën para Murtajës së Zezë, në mënyrë që të fitonin favorin e shenjtoreve. Gjatë kohës ata u rritën në numra. Pasi që ata ishin involvuar në vallëzime të zgjatura, agjërime dhe adhurime emocionale, simptoma të tilla si halucinacionet, alivanosja dhe dridhjet e pakontrollueshme kanë qenë të zakonshme.

Vallëzimi i Shën Gjon, pamje nga një pikturë e vitit 1592 nga Pieter Brueghel II, një fenomen sociali një lloji të manisë së vallëzimit që përfshiu Europën kontinentale nga shekulli 14 dhe 17.

Mania e vallëzimit si një fenomen social

Pavarësisht se është shumë e besueshme që disa nga pjesëmarrësit në vallëzimin e Shën Gjonit kishin sëmundje mendore, është argumentuara se shumica e atyre që kanë marrë pjesë në këtë vallëzim nuk kanë vuajtur nga ato që u thanë më lart. Në vend që ta shohim vallëzimin e Shon Gjonit si një formë e çrregullimit mendor, ai më shumë mund të konsiderohet si një fenomen social,  i referuar disa herë si “sëmundje në masë psikologjike”.

Ky lloj fenomeni social, apo sëmundje, përfshinë simptoma të njëjta fizike, pa ndonjë shkak të njohur, e cila ka prekur një grup të madh njerëzisht si formë e ndikimit shoqëror. Mund të spekulojmë se disa nga të përfshirët në maninë e Shën Gjonit e bënë këtë nga frika, derisa të tjerët vallëzuan thjesht duke ju bashkuar turmës.

Forma të ngjashme të këtij vallëzimi edhe në kohë moderne

Ndërsa kjo forme histerike e masave duket se i takon librave të historisë, në fakt, është po aq e zakonshme edhe në kohërat moderne. Epidemia e të qeshurës Tanganyika më 1962, për shembull, ishte histerie e radhës që shpërtheu në Tanzani, ku nga e qeshura e pakontrolluar u alivanosën njerëz, kishte probleme me organet respiratore dhe të qara, që fillimisht u përhap në një grup të një shkolle vajzash, mandej në tërë shkollën, shkollat fqinje dhe tërë fshatin. Mijëra njerëz u prekën nga ajo. Fenomeni u zhduk tek pas 18 muajve!

Ndodhi të tjera të histerive të tilla si mania e vallëzimit në të kaluarën, kanë vazhduar ta befasojnë komunitetin mjekësorë dhe derisa është dhënë që është e lehtë të qeshësh për shkak të sjelljeve qesharake apo të çuditshme të dikujt, studimi ka treguar se ka një numër kompleks të faktorëve që kontribuojnë në shpërndarjen dhe formimin e këtyre histerive.

Këtu përfshihen thashethemet, ankthet apo eksitimi i jashtëzakonshëm, besimet kulturore, kontekstet sociale dhe politike, veprimet e forta nga autoritetet dhe stresi. Raste të histerive në masë janë raportuar në tërë botën gjatë shekujve dhe ofrojnë një pasqyrë magjepsëse të natyrës psikologjike njerëzore! /GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments