Para një shekulli, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndalua me ligj përdorimi i pijeve alkoolike.

Më 23 nëntor 1921, një vit e 10 muaj pas miratimit të amendamentit 18 të Kushtetutës së SHBA-së, që ndalonte përdorimin e pijeve alkoolike, presidenti Warren Harding nënshkroi projektligjin, me të cilin, iu dha fund përdorimit të ligjshëm të alkoolit nga amerikanët.

Ligji kishte për qëllim të mbyllte tregun, që po rritej me shpejtësi, të kurave gjoja mjekësore me përmbajtje të lartë alkooli.

Disa prej të ashtuquajturave kura, shiteshin dhe bliheshin si pije alkoolike. Ligji i ri u mohonte mjekëve edhe të drejtën që të jepnin receta për birrë, për qëllime mjekësore.

Ndalimi kushtetues i pijeve alkoolike në SHBA, mbeti në fuqi deri më 5 dhjetor 1933, kur shtetet ratifikuan amendamentin 21, duke shfuqizuar amendamentin 18 të Kushtetutës amerikane.

Prej atëherë, përdorimi i alkoolit për qëllime mjekësor, si edhe pijet alkoolike të të gjitha llojeve u shpallën sërish të ligjshme në Shtetet e Bashkuara. /konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here