Vrimat e Zeza mbeten edhe sot një ndër misteret më të mëdha në fushën e kërkimeve hapësinore. Ka shumë mendime shkencore për vrimat e zeza mirëpo asnjëra prej tyre nuk ka një përfundim të saktë definitiv shkencor.
Ajo që vërtetë dihet është se askush nuk do të dëshironte të ndodhej as ‘afër’ të një vrime të zezë. Faqja në instagram bbcearth ka sjellur fotografi se si duket një vrimë e zezë dhe ka japur një përshkrim të shkurtër se çfar mund të bëjë ajo: “Tërheqja gravitacionale e një vrime të zezë supermasive është aq e fortë sa do të copëtojë çdo planet që është shumë afër. As drita nuk është në gjendje t’i shpëtojë këtyre entiteteve misterioze”. /InforCulture.info

