Deri në atë kohë kishte interpretime të ndryshme ligjore apo fetare, të cilat dhe kalonin në debate e probleme të ndryshme, prandaj duhej bërë me ligj sqarimi i një ligji të tillë, deri atëherë i pashkruar.
Llogjikisht, meqe gjithë popujt e perandorisë botonin librat në gjuhët e tyre, nuk kishte asnjë arsye të ndalohej gjuha shqipe, ndërkohë që ky ishte ndër popujt më kontribues të perandorisë, ne gjitha fushat, politike, artistike, kulturore, ndërtimore, militare etj.
Do të ishte pikërisht një tjetër Sulltan, që vijoi reformat e monarkut të lartpërmendur, Sulltan Abdulhamidi i II, ai që do financonte Shoqërinë e Stambollit, krijuar më 12 tetor 1879. Kur u krijua, mes 28 anëtarëve themelues, katër ishin katolikë nga Shkodra (Pashko Vasa, Ndoc Xhuxha, Nikollë e Gjon Bonati), katërmbëdhjetë ishin ortodoksë nga Korça e Gjirokastra dhe dhjetë ishin myslimanë. Ndër myslimanët, përpos dr. Ibrahim Starovës, nëntë të tjerët ishin nga Vilajeti i Janinës, ndër ta përfaqësues të familjeve të bejlerëve të vilajetit: Ferid pashë Vlora, Mehmet Ali pashë Vrioni, vëllezërit Vejsel dhe Ibrahim bej Dino, Mustafa bej Janina, Sejfullah bej Zavalani, Ahmed Shefki Gjirokastra si dhe Samiu me Naimin. Mund të përmendet edhe Mullà Daut Boriçi, i cili më 1882 i propozoi autoriteteve osmane që të botoheshin abetare dhe gramatika shqipe me shkronja arabe, por që u kundërshtua nga Hoxha Hasan Tahsini, i cili ishte i mendimit se shkronjat latine ishin mëtë përshtatshme.
Sulltani Kalif do financonte edhe Kongresin e Manastirit, mbiquajtur edhe Dita e Alfabetit, ku përfundimisht u vendos se cili nga 6 alfabetet e mëparshme shqip, do jetë prej asaj dite e në vazhdim, alfabeti zyrtar i gjuhës shqipe. Paratë e dhuruara nga Sulltan Abdulhamidi i II, i’u dhanë personalisht zotit të shtëpisë ku u mbajt Kongresi, Fehim Zavalanit, nga Ismail Bej Vlora (Qemali), ish deputet i Parlamentit Osman, i cili 4 vite më vonë do shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, e cila rezikonte ndarjen përfundimtare mes shteteve krishtera fqinje, nën bekimin zyrtyar të Fuqive të Mëdha.
Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, Ndre Mjeda, Parashqevi Qiriazi, Grigor Cilka, Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Thoma Avrami, Fehim Zavalani, Nyzhet Vrioni, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Mihal Grameno, Grigor Cilka, Sami Pojani, Thoma Avrami dhe Fillomena A. Bonati.
Burimi:

  1. Karakılıç Mehmet Osman Pasha, Arkivat Perandorake Osmane.
  2. Tomor OSMANI : Kongresi i Manastirit 28 shtator 2007
  3. Parashqevi Qiriazi 16 dhjetor 2007
  4. Petro Janura, 1969, Historia e alfabetit të gjuhës shqipe, fq. 28.
  5. Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe (në anglisht), vëll. 75 fq. 89 /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here