Aforizma nga Pablo Picasso (Pablo Pikaso, 25 tetor 1881 – 8 prill 1973)

Frymëzimi ekziston, por duhet të na gjejë ne duke punuar.

Disa piktorë e transformojnë diellin në një njollë të verdhë, të tjerët e transformojnë një njollë të verdhë në diell.

Kush e shikon fytyrën njerëzore saktësisht: fotografi, pasqyra apo piktori?

Të gjithë fëmijët janë artistë. Problemi është si të mbetet artist pasi fëmija të rritet.

Arti shpëlan nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme. Gjithçka që ju mund të imagjinoni është reale. Kërkohet një kohë e gjatë për t’u bërë i ri. Qëllimi i artit është të shkundim pluhurin e përditshmërisë nga jeta jonë.Nëna ime më thoshte: “Nëse do të jesh ushtar, ti do të bëhesh gjeneral. Nëse do të jesh murg, do të bëhesh Papë.” Unë u bëra piktor dhe jam Pablo Picasso.Veprimi është çelësi kryesor për çdo sukses.Më pëlqen të jetoj si një varfanjak që ka shumë para.Unë nuk kërkoj. Unë gjej.Pikturimi është një mënyrë tjetër e mbajtjes së ditarit.Ngjyrat, sikurse tiparet, ndryshojnë sipas emocioneve.Unë i pikturoj objektet siç i përfytyroj jo siç i shikoj.Arti është eleminim i së panevojshmes.Arti është një gënjeshtër që na mëson ne ta realizojmë të vërtetën.Suksesi është i rrezikshëm. Njeriu fillon ta kopjojë veten. Dhe ta kopjosh veten është më e rrezikshme se t’i kopjosh të tjerët. Kjo çon në shterpëzim.Skulptura është komenti më i mirë që një piktor mund të bëjë mbi një pikturë.Ata që e shndërrojnë artin e tyre në biznes, janë mashtrues./Elida Buçpapaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here