6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KËSHILLA A duhet të flini me flokë të lagura?

A duhet të flini me flokë të lagura?

A është me të vërtetë e dëmshme? Shkurtimisht, varet nga lloji i flokut.

Pas një dite të gjatë pune, e meritoni një shpërblim (një dush të ngrohtë) apo jo? Mirëpo, ndonjëherë jeni tepër të lodhur për t’i tharë flokët pas dushit, prandaj zgjidhni që të flini me flokët e lagur. Me siguri keni dëgjuar që të flini me flokë të lagur është një nga gabimet më të “mëdha” që mund të bëni.

Mirëpo, stilisti i famshëm i flokëve Kristen Shaë na shpjegon pse gjumi me flokë të lagur mund të jetë i mirë për disa lloje flokësh (për sa kohë i lani siç duhet).

Ja se çfarë duhet të dini për këtë “rregull” të bukurisë së përditshme:

Te flini me flokët e lagur është vërtet një veprim i keq apo është vetëm një mit bukurie.

Shaë thotë se është një mit bukurie, “Në varësi të llojit të flokëve, gjumi me flokë të lagur në të vërtetë mund të forcojë flokët dhe t’i bëjë ato me valë”.

Mirëpo, Shaë tregon se fjetja me flokët e lagura nuk i bën mirë çdo lloj floku. Për shembull, vajzave me flokë të trashë nuk u sugjerohet të flenë me kokën e lagur.

Vajzat me flokët kaçurrele duhet ta aplikojnë këtë metodë: Të bëjnë dush dhe t’i mbështjellin flokët me një peshqir. Në mëngjes do të zgjohen me kaçurrelet e bukura që aq shumë vuajnë për t’i bërë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments