6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit ndodhur me...

Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit ndodhur me britanikët në vitin 1946

Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit ndodhur me britanikët në vitin 1946. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi më i fundit shqiptaro-amerikan, i cili u prezantua nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të Unesco-s për pasuritë Botërore Nënujore, në Universitetin e Havardit mbrëmjen e kaluar. Përpara pjesëmarrësve, Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane Herkules në Sarandë si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar.

Konkluzionet e ekipit shqiptaro-amerikan thonë se Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugëkalimit ndërkombëtar të Korfuzit dhe se flota Britanike nuk kishte kryer një kalim paqësor sipas pretendimit zyrtar, por një operacion ushtarak të mirë organizuar. Sipas z.Tare: Shqipëria humbi betejën ligjore në Hage, por duhet të fitojë betejën historike përpara brezave duke vërtetuar se pavarësisht kontekstit politik të kohës, Shqipëria nuk ishte fajtore ne këtë çështje me rendësi ndërkombëtare. Zbulimet e fundit janë kryer nga ekspedita shqiptaro- amerikane e kërkimeve nen ujore dhe veçanërisht nga gjetja e bashit të anijes Britanike Volage në ujërat territoriale shqiptare.

Gjetjet kanë rihapur edhe një here temën mbi atë ngjarje historike të 1946 të njohur si “Incidenti i Kanalit te Korfuzit” që solli konfrontim midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë. Duhet thënë se beteja ligjore që pasoi këtë incident ushtarak midis dy vendeve ka hyre ne histori për një seri precedentësh, një pjesë e te cilave studiohen edhe ne Fakultetin e Drejtësisë Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit. Konkluzionet e arritura nga ekspedita shkencore shqiptaro- amerikane janë prezantuar edhe më parë në organizata të rëndësishme Botërore, si National Geographic, Explorers Club, Instituti Amerikan i Arkeologjise etj. Pjese e këtij Misioni Shkencor janë gjithashtu Profesor James Delgado ish Drejtor i Përgjithshëm i NOAA, dhe James Goold jurist i njohur i te drejtës Ndërkombëtare Detare. (Dita)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments