Kur Lee Hadwin ishte katër vjeç, ai shkarraviste nëpër muret e shtëpisë së tij. Jo aq befasuese për një djalosh katër vjeçar, por kishte një ndryshim që bënte dallimin: Lee ishte tërësisht në gjumë kur realizonte këto vizatime murale.

Me kalimin e viteve, vizatimet e tij u bënë më të ndërlikuara dhe në moshën 15 vjeçare pikturoi tre portrete të vogla dhe të bukura të aktores hollywood’iane Marylin Monroe, por e veçanta ishte se sërish ai nuk mbante mend asgjë nga procesi i realizimit të këtyre veprave.

Ecja dhe folura në gjumë janë të dokumentuara mirë dhe relativisht të zakonshme, por vizatimi gjatë gjumit është shumë më i rrallë si rast. Ajo çka e bën edhe më të çuditshëm këtë rast është se djaloshi Lee në momentin e zgjimit nuk shfaq asnjë talent artistik dhe nuk është i aftë të vizatojë asgjë teksa është zgjuar. Pra, çfarë mund të shpjegonte sjelljen e tij?

Penny Lewis nga Universiteti Cardiff shpjegon se somnambulizmi mund të ndodhë kur ka një mungesë ekuilibri në trurin e fjetur të një personi, ku zonat racionale janë në gjumë, por sistemi limbik, i cili kontrollon emocionet, është i zgjuar. Kjo mund të jetë edhe shpjegimi për shprehjet artistike të Lee, thotë ajo. (BBC)

Edel Strazimiri / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here