Nga Rexhep Rifati

Më 21 Tetor 2021, ora 16:00 në hyrje të katundit të të vjetër arbëresh, Pllatëni ( it. Plàtaci) në provincën e Kozencës na priti një tabelë me mbishkrimin tregjuhësor, me: “Mirë se na erdhët Platan”, ndërsa në brendi hasim banorë të paktë, por që të gjithë thuaja na përgjigjen në gjuhën shqipe, ndërsa që sheshi historik dhe muret e shtëpive janë të stolisura me mbi 30 murale, me motive arbëreshe e më tej përgjatë rrugës që çon te parku nacional, krenarisht ngrihet monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Në ditën e tretë të vizitës së ekipit “prointegra.ch” nëpër katundet arbëreshe, në kthim nga Shën Marcani (San Marzano di San Giuseppe) i rrethit të Torantos për në Ungër (Lungra) të Kalabrisë u ndalëm për një vizitë në Pllatani ( it. Plàtaci ) e që nuk u zhgënjyem, përkundrazi ishte një nga vizitat tona më mbresëlënëse gjatë tërë javës së kësaj vizite. Katundi që ndodhej në një lartësi mbi detare prej 950 metrash, përshkohet me 30 murale, që në mënyrë autentike pasqyrojnë jetën e etnisë së këtushme arbëreshe bashkë me figurat tona madhore kombëtare.

Sa i përket gjithë këtyre muraleve, ato janë si specifikë për të mbrojtur etninë arbëreshe sipas ligjit 482/99, kur edhe Pllatani në vitin 2003 mori nismën e muraleve, në sipërfaqet e mureve të shtëpive në qendrën historike. Qëllimi kryesor i nismës është dhënia e një protagonizmi më të madh kulturës arbëreshe dhe figurave historike shqiptare si: Skënderbeu, Nënë Tereza etj. Thënë konkretisht: këto murale janëimazheqëtëpërfshijnënëbotënetyre.

Në brendi të kishës krahas ikonave gjejmë edhe një foto brilante të Shën Terezës, ndërsa që ky katund ka dhënë edhe tri figura të mëdha siç kanë qenë: Ipeshkvi Angelo Basile, që studioi në Seminarin italo-shqiptar të Shën Adrianos, në Shën Mitër Korone e që ishte miku i përhershëm shoqërues (në 1833) i poetit Jeronim de Rada, pastaj politikani i shquar Antonio Gramshin (Antonio Gramsci), paraardhësit atërorë të cili ishin me origjinë nga qyteti i Gramshit në Shqipëri si dhe peshkopi i dytë i të Eparhisë së së Ungrës, Janjë Stamati.

Po në Pllatëni mësuam se është zakon i kamotshëm që të festohet karnavalja ( Karnivalli ) deri të Dielën e parë të Kreshmës, në mënyrë që gjatë këtij festivali në rrugët e qytezës të sfilojnë maskat, përmes një rime qesharake në gjuhën arbëreshe.

Bukuria dhe madhështia e natyrës në fshatin Pllatën) të tërheq jo vetëm me pishat e bukura që çojnë deri tek parku i këtushëm nacional por edhe trupat e shumtë të arrave që gjenden me shumicë, e që patëm rastin edhe ti shijojmë pasi kishin vërshuar edhe rrugët.

Ndërkaq takuam edhe një arbëresh të veshur me një uniformë të vjetër të ushtrisë gjermane duke prerë dru para shtëpisë së tij, dhe kur njëri nga ne i tha se qenke bërë si ushtar gjermani, ai pa një pa dy na e ktheu në shqipet: “Jo unë jam ushtar i Skënderbeut !”, pasi që përballë shtëpisë së tij ndodhej busti i Skënderbeut./Diaspora Shqiptare/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here