Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë në botë që miratoi një pilulë për trajtimin e Covid-19 që mund të merret në shtëpi. Këtë e ka miratuar të enjten Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë (MHRA).

Pilula, e marrë nga goja, quhet molnupiravir dhe është zhvilluar nga Ridgeback Biotherapeutics dhe Merck Sharp & Dohme, transmeton Indeksonline.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha: “Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi për Covid-19″.

MHRA tha në një deklaratë se molnupiravir, i njohur gjithashtu si Lagevrio, “është i sigurt dhe efektiv në zvogëlimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes tek njerëzit e infektuar me Covid-19“.

Deklarata vazhdoi: “Bazuar në të dhënat e provës klinike, Lagevrio është më efektiv kur merret gjatë fazave të hershme të infeksionit dhe kështu MHRA rekomandon përdorimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur pas një testi pozitiv për COVID-19 dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here