Gjatë lëndimeve është normale që gjaku të mpikset, sepse në atë mënyrë parandalohet humbja e tij dhe nxitet të shërohet plaga. Megjithatë, disa njerëz vuajnë nga mpiksja e tepërt e gjakut, e cila mund të çojë në trombozë.
Kjo do të thotë se këta njerëz formojnë mpiksje gjaku që bllokojnë enët e gjakut dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse mund të çojë në një atak në zemër ose goditje në tru. Këtu janë disa nga simptomat e kësaj gjendje:
- Dhimbjet në këmbë mund të tregojnë këtë gjendje. Përveç kësaj, shfaqen ngërçe.
- Kolla e pashpjegueshme, një kollë që zgjat për një kohë të gjatë pa një arsye specifike, mund të tregojë mpiksje gjaku.
- Dhimbja e gjoksit dhe vështirësia në frymëmarrje mund të tregojnë praninë e një mpiksje gjaku në mushkëri, përveç kësaj, ato mund të tregojnë edhe probleme të tjera të zemrës.
- Marramendja është një tjetër simptomë.
- Mungesa e frymëmarrjes, dhimbje në frymëmarrje më të thellë, pamundësia e frymëmarrjes së thellë janë gjithashtu tregues të kësaj gjendje.
– Ënjtja e këmbëve është një tjetër tregues, dhe mpiksjet e gjakut çojnë në trombozë dhe pengojnë shpërndarjen normale të oksigjenit në organe.
- Vijat e kuqe, vijat në lëkurë janë një simptomë shumë e zakonshme e kësaj gjendjeje.
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat, sigurohuni që të shihni një mjek, mos i injoroni ato./