Paleontologët kanë zbuluar një fosil 290 milionë vjeçar në Utah, i cili ka të ngjarë t’i përkiste një gjallese të hershme zvarranike, dhe mund të përfundojë duke u bërë një specie krejtësisht e re, shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.

“Zbulimi, i bërë muajin e kaluar në Parkun Kombëtar Canyonlands të Utahut, është një shembull i rrallë i një skeleti të periudhës ‘Permian’”, thanë paleontologët në Parkun Kombëtar të Pyjeve të Petrified të Arizonës , anëtarë të ekipit që ishte pjesë e zbulimit.

“Është përafërsisht madhësia e një iguana dhe (fosili) ruan të paktën rruazat, majën e kafkës dhe disa nga brezi i shpatullave dhe gjymtyrët e përparme”, tha Adam Marsh, paleontologu kryesor në Parkun Kombëtar të Pyjeve të Petrified.

“Ne jemi duke përgatitur fosilin në Pyllin e Petrified dhe përfundimisht do të skanohet CT vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Siç njoftojnë nga Parku Kombëtar, fosili u gjend nga disa njerëz të cilët kishin dalur për “hiking”.

Pasi grupi i paleontologëve kanë identifikuar llojin e gjallesës, periudhën kur ka jetuar dhe kontekstin e fosilit, ai do të dërgohet në muze për ekspozim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here