Urdhri nr.602, datë 10.12.1990

Drejtuar kryetarëve të degëve të punëve të brendshme.

Më data 8, 9, 10, 12 (dhjetor) 1990, nga një numër i konsiderueshëm studentësh u manifestua deri te liceu artistik në mënyrë demonstrative me kërkesa për kushte por dhe parulla politike. Nga forcat e rendit u veprua me qetësi dhe sipas rastit u ndërhy me urdhër, për shpërndarjen e tyre. Disa prej tyre u shoqëruan në polici dhe u këshilluan. Nuk pati të dëmtuar, gjendja vazhdon të jetë e tensionuar.

Merrni masa për njohjen e situatës operative, informoni në vazhdimësi partinë e pushtetin në rreth dhe ministrinë.

Bashkëpunoni me forcat e ushtrisë për të patur në gatishmëri repartet e ndërhyrjes së shpejtë. Forconi masat ndaj elementit armik dhe mbajini në kontroll të vazhdueshëm. Kujdes të madh për objektet e rëndësishme dhe qendrat ku ka grumbullime të mëdha. Të shmanget çdo in cident me njerëzit.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai/55News.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here