6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KËSHILLA 11 mënyra për të ulur tensionin e lartë

11 mënyra për të ulur tensionin e lartë

Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) shpesh quhet “vrasësi i heshtur” për shumë arsye.

Zakonisht vjen pa simptoma dhe rrit rrezikun e problemeve të zemrës, por ç’mund të bëni nëse presioni juaj i gjakut është më shumë se 130/80 mm Hg?

1. Rrit aktivitetin fizik dhe ushtrohu më shumë! 

Ecje për 40 minuta rreth 3 herë në javë.

2. Përpiqu të humbasësh peshë nëse je mbipeshë

Studime të shumta kanë treguar se dietat ushqimore dhe humbja e peshës reduktojnë ndjeshëm tensionin e lartë duke e stabilizuar.

3. Ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet.

Duke reduktuar konsumin e tyre bini njëkohësisht në peshë dhe stabilizoni presionin e lartë të gjakut.

4. Konsumoni më shumë potasium dhe më pak sodium

Dietat ushqimore të pasura me potasium janë të dëmshme për njerëzit që kanë probleme me veshkat, prandaj bëni mirë të rrisni marrjen e potasiumit dhe të ndërprisni kripën.

5. Konsumoni më pak ushqim të procesuar

Edhe ato që pretendojnë se nuk kanë yndyrë, janë të larta në përmbajtje kripe dhe sheqeri për të kompesuar mungesën e yndyrnave. Konsumoni vetëm gjëra që i përgatisni vetë në çast.

6. Hiqni dorë nga duhani

Mund të jetë e vështirë, por në fund të ditës ja vlen. 

7. Përpiquni të mos stresohesh

Eshtë e pamundur të bëhet në nivelin 100%, por gjeni disa mënyra për ta reduktuar në nder të shëndetit dhe tensionit. Dëgjoni muzikë, lexoni një libër, bëni shëtitje të gjata dhe ndërkohë mos harroni të merrni frymë thellë.

8. Konsumoni pak çokollatë të zezë

Eshtë vërtetuar që çokollata e zezë mund ta ulë tensionin e lartë të zemrës.

9. Sigurohu të bësh gjumë të qetë e të plotë

Nëse s’flini mirë, me siguri kjo do t’ju ndikojë në presionin tuaj të gjakut. Eshtë shumë e nevojshme të ndiqni një orar të caktuar gjumi dhe të shmangni dremitjet gjatë ditës.

10. Hani hudhra ose merrni suplemente të tjera të saj

Hudhra e freskët ose ekstraktet e saj përdoren gjerësisht për të ulur tensionin e zemrës, përveçse janë antioksidant fantastikë! 

11. Merrni mjekime nëse është e nevojshme

Nëse tensioni juaj është i lartë dhe nuk ulet as pas ndryshimeve në stilin e jetës, duhet patjetër t’i drejtoheni mjekut. Mund të jetë e domosdoshme ta mbani nën kontroll përmes barnave.

Burimi: Health Line

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments