6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI “Big John”, skeleti më i madh i dinozaurit shitet për 6.6 milionë...

“Big John”, skeleti më i madh i dinozaurit shitet për 6.6 milionë euro (Video)

Skeleti më i madh i dinozaurve është shitur për 6.6 milionë euro në një ankand këtë këtë të enjte.

Mësohet se, në ankandin e organizuar nga shtëpia e ankandeve Drouot në Paris, u ekspozua skeleti i Triceraptos (dinozaurë barngrënës), i njohur edhe si “Big John”, së bashku me një mori fosile meteoritësh dhe artefakte të tjera.

Skeleti u zbulua në Dakotën e Jugut në vitin 2014 falë gjeologut Walter W. Stein Bill, raporton cnn. Ky dinozaur besohej se kishte jetuar në Laramidia, një kontinent i madh parahistorik që do të shtrihej sot midis Alaskës dhe Meksikës. Skeleti u restaurua në Itali ku arkeologët kanë përcaktuar madhësinë e tij të vërtetë.

Big John kishte një kafkë më shumë se 2.7 metra të gjatë dhe pothuajse 2 metra të gjerë, dhe skeleti ishte përfunduar në një përqindje më të madhe se 60 për qind. Para ankandit, ishte vlerësuar se skeleti do të shitej për 1.5 milionë euro, por ofertat i tejkaluan shumë pritjet sepse u shit për 6.6 milionë euro.

Rekordi absolut mbahet nga Tyrannosaurus Rex, i quajtur Stan, i cili u shit rreth 27.3 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments