6.1 C
Pristina
Monday, December 6, 2021
Home SHKENCË/TECH Kometa më e madhe e zbuluar ndonjëherë po shkon drejt Diellit

Kometa më e madhe e zbuluar ndonjëherë po shkon drejt Diellit

Një kometë gjigante, me shumë mundësi më e madhja e vëzhguar ndonjëherë, është rrugës drejt Sistemit Diellor.

Ajo është e ngjashëm në madhësi me një planet xhuxh dhe quhet Bernardinelli-Bernstein, sipas emrave të zbuluesve të saj (ose teknikisht C/2014 UN271).

Kometa nuk paraqet rrezik, sepse në momentin e afrimit maksimal me Diellin, në vitin 2031, do të jetë ende shumë larg Tokës, përtej orbitës së Saturnit.

Detajet e kësaj rrënojeje të çmuar kozmike janë publikuar në “The Astrophysical Journal Letters” nga grupi kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga të njëjtët zbulues të kometës.

Me një diametër prej 155 kilometrash, kometa fillimisht u ngatërrua me një planet xhuxh, kur u pa aksidentalisht në vitin 2014, gjatë fushatës së madhe DES (Vëzhgimi i Energjisë së Errët), që zgjati me vite dhe iu kushtua studimit të energjisë së errët, domethënë, energjia misterioze, që zë 75 për qind të universit.

Në të njëjtën fushatë, e krijuar për të studiuar objekte shumë të largëta kozmike, janë identifikuar mbi 400 “furacakë” të rinj, që popullojnë periferinë më të skajshme të Sistemit Diellor, ku ndodhet reja Oort.

Kur u zbulua kometa, ajo ishte në 29 njësi astronomike (AU, distanca Tokë-Diell) dhe, nga analiza e trajektores, objekti vjen nga të paktën 40 mijë AU.

Vendndodhja më e afërt me Diellin pritet për vitin 2031, në 10,97 AU, më shumë se distanca midis Diellit dhe Saturnit.

Kometa mund të mos jetë e dukshme me sy të lirë, por, sipas studiuesve, kalimi i saj do të jetë një mundësi unike për të studiuar të kaluarën e Sistemit Diellor.

Në fakt, Bernardinelli-Bernstein mund të jetë “i dërlirë”, domethënë, mund të mos i jetë afruar kurrë Diellit kaq afër, që, me rrezatimet e tij, do të kishte ndryshuar përbërjen e sipërfaqes së kometës.

Prandaj ajo është një lloj fosili kozmik, në gjendje të tregojë shumë detaje të fazave të para të formimit të Sistemit Diellor.

Besohet se gjatë kalimit mund të gjenerojë një aureolë shumë të dobët pluhuri (komë) që mund të studiohet përmes teleskopëve dhe spektrometrave, duke hapur kështu një dritare të re për origjinën e Sistemit Diellor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët e Ukrainës janë autokton

Shkruan: Altin PLASA Sipas shifrave te sakta del qe 0.5% e popullsisë së Ukraines është shqiptare. Me shpejtesi po...

Hekurudha që do të “çajë” shkretëtirën, njihuni me projektin marramendës arab

Një nga projektet më ambicioze në botë është ndërtuar në shkretëtirë dhe përshkon të gjithë Gadishullin Arabik. Këshillit të...

Fasulja ushqim i shëndetshëm por mund të jetë shkaktar i shumë sëmundjeve

Edhe pse të lira, të lehta për t’u përgatitur dhe ofron shumë përfitime shëndetësore, fasulet gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të caktuara.

Ushqimi që më shpesh shkakton helmim

Helmimi nga ushqimi tani është shumë i zakonshëm. Kjo është arsyeja pse ushqimi ynë duhet të jetë i gatuar...

Recent Comments