Përrallë popullore, marrë nga ‘’Prralla kombëtare – mbledhë nga Àt Donat Kurti’’ /InforCulture.info

Tre qé kishin dalë në bjeshkë e kullotshin së bashkut. Ndéjen gjith veren e gjatë e treten rrugë e s’dijten mà me kthye tu shpija, por i xu vjeshta në mal. I hetoj ujku. – Të punoftë bafti  –  tha –  se te më kà  ardhë nafaka te dera! – Edhe u sillet e u sillet e shikjon me i a njitë ndonjënit; por s’i del kurrsesi, ose qét , porsà e shifshin, aviteshin të tre shpinë per shpinë e qindrojshi me brina.

Rà mà e para brymë e bari filloi m’ u pakue. Ujkut i  ishte njitë barku per kurriz, e nuk ju date qevet.

Nji ditë po i gjén dy mà të rit m’ ànesh e merr e u thotë:

  Kqyrni, se edhe pak e tash po vjen bora; qai mà i madhi àsht kah jau mbaron krejt barin; as mà mirë me më lànë t’ a hà, pse kështu ju keni me pasë ushqim mjaft, e un e shtyj edhe ndoi ditë.

–S’po thue keq i than  – i a priten dy qét e ri. – Kështu kaut të madh i shkoi kryet.

Rà mà e para borë. Ujkut prap po I sillet dy qevet, por s’ pomundet me i pré, pse ata të bashkuem shpinë për shpinë qindrojshin trimnisht.

Bàn pleqni ujku vedi me vedi me I folë atij mà të voglit. I avitet e i thotë:  -Kqyr, nuuk tash po ngjatë me rà tjeter e tit ash po hiekë keq. Me pasë per të më lanë me e hager at shoqin t’ and, un kishe me pas mjaft deri në prendverë; në prendverë mandej dalin shtjerrat e shtyj edhe mirë.

  Rréhet i vogli e e lén ujkun me bà punen e vet.

Nuk shkon shum e ujku duket prap e i thotë këtij kaut të ri; mue m’ àsht mbarue mishit ty t’ àsht mbarue bari, s’ kam shka të bàj. – Edhe pà tjeter  i kcen në qafë e e pret.

Ndiq: Ku àsht bashkimi àsht forca, e ku àsht dasija àsht shkatrrimi.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here