Një burrë nga Kalifornia u fut në ujërat për të shpëtuar një kotele që po luftonte me përmbytjet dhe gruaja e tij e kapi momentin në video.
Skip Campbell, i cili jeton në zonën e Cottage Park të Sacramento, tha se gruaja e tij, Nancy, dëgjoi një zhurmë jashtë gjatë përmbytjeve të fundit, kështu që ai doli për të konktrolluar.
Campbell tha për KTXL-TV se ai shkoi në rrugën e përmbytur dhe pa një kokë të vogël që tundej lart.
Familja Campbells tha se kotelja po përpiqej të mbante kokën mbi ujë dhe nuk dukej se do të mund të zgjaste shumë më gjatë, kështu që Skip u fut për ta shpëtuar.
“Unë isha shumë i kujdesshëm, sepse bie rreth 3 metra larg nga vendi ku jam,” tha ai.
Nancy Campbell filmoi teksa bashkëshorti i saj e kapi macen nga veshi dhe e çoi përsëri në shtëpi.