Një video e disa fëmijëve të vegjël në Ruandë të Afrikës Lindore po bën xhiro në internet.
Të vegjlit shihen teksa po argëtohen në rërë dhe dëgjohen të qeshurat e tyre nga lumturia e çastit.
Ndonëse jetojnë në një nga vendet më të varfëra të botës, ata duket se kanë gjetur lumturinë në gjërat e vogla.
Pa këpucë dhe të zbathur, e qeshura e tyre tregon se gëzimin në jetë e krijojnë gjërat e vogla.
Ky moment ka marrë shumë komente, duke bërë që shumë njerëz në mbarë botën të reflektojnë për të vlerësuar më shumë gjërat minimale dhe pa luks.