6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KËSHILLA Pastroni gurët nga veshkat tuaja për 10 ditë me këtë përbërës

Pastroni gurët nga veshkat tuaja për 10 ditë me këtë përbërës

Thuhet se 1 në 20 persona do të zhvillojë gurë në veshka në një moment të caktuar të jetës së tij. A jeni ju një prej tyre? Do ta kuptoni nëse i keni ato për shkak të fillimit të papritur të një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës–fizike dhe kimike–do të zbulojë nëse ka gjak të pranishëm në urinë.

Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve. Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka. Një mjek gjithashtu do t’ju përshkruajë edhe qetësues sepse procesi i eliminimit të atyre formacioneve kristalore mund të jetë vërtet i dhimbshëm.

Për gurët e veshkave që janë shumë të mëdhenj për të kaluar vetë nëpër traktin urinar, mund të kryhet një procedurë e quajtur litotripsi. Ajo është një makineri që mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit me anë të parimit të valëve-shok të përqëndruara (pulse të shkurtra të valëve) duke i lejuar ata më pas të kalojnë në traktin urinar.

Gjithashtu, ka edhe disa medikamente në kushte shtëpie për shpërbërjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Disa prej tyre funksionojnë shumë mirë, disa të tjera nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara, por shumë njerëz betohen për një zgjidhje të veçantë që shpëton nga gurët në veshka. Është aq efektiv sa mund t’i largojë ato formacione vetëm për 10 ditë. Dhe e kemi fjalën për melin.

Meli njihet si ushqimi kryesor i zogjve, megjithatë ky lloj drithi nuk është i përshtatshëm vetëm për ta. Është gjithashtu i shkëlqyer edhe për konsum nga ana e njerëzve sepse përmban plot minerale si bakri, fosfori, magnezi dhe mangani. Është i pasur me fibra gjithashtu.

Ekspertët pohojnë se përfshirja e melit në dietë mund të ofrojë disa përfitime si:

Ulja e presionit të gjakut dhe rreziku i sulmit në zemër

Rrezik i ulët për diabet të tipit 2

Reduktim i sulmeve të astmës dhe shpeshtësisë së sulmeve të migrenës

Nxit rigjenerimin dhe zhvillimin e indeve të trupit

Parandalim i kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë

Meli është gjithashtu shumë i dobishëm për individët që vuajnë nga gurët në veshka si dhe nga sëmundje të tjera që përfshijnë sistemin renal. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se meli funksionon jashtëzakonisht mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e një sërë problemesh me veshkat, veçanëritsh të formacioneve kristalore. Në fakt, meli është përdorur shumë nga mjekët popullorë për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veshkat dhe pjesën tjetër të sistemit renal. Ky drith është provuar të jetë i dobishëm për sa vijon:

Shpërbërjen e gurëve në veshka dhe atyre në fshikëz

Detoksifikimin e veshkave

Sëmundje problematike për gratë si cistitet

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund të përgatisni nëse dëshironi të largoni gurët në veshka në mënyrë krejtësisht natyrale, veçanërisht me ndihmën e melit:

-Në mbrëmje, para se të flini, shpëlani një kupë (200 gr mel) me ujë të ngrohtë.

-Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës

-Në mëngjes, merrni një tenxhere, hidhni melin dhe shtoni 2/3 ujë të vluar në të.

-Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë gjithë ditën.

-Përziejeni mirë dhe lëngun hidheni në një kavanoz të madh.

-Pijeni gjatë gjithë ditës pa kufizime. Sipas atyre që e kanë provuar këtë ilaç, rezultatet vihen re vetëm në 10 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani...

Recent Comments