Kompania spanjolle e makinave prezanton modelin e ri të automjeteve elektrike të qytetit. “Silence S04” kushton vetëm 7500 euro. Kompania është me qendër në Barcelonë. Pra, pas modeleve S01, S02 dhe S03, spanjollët paraqesin një zgjidhje të veçantë për ata që duan të përdorin një makinë elektrike brenda qytetit me përmasa jashtëzakonisht të vogla.

S04 është vetëm 2.33 metra e gjatë, 1.5 metra e gjerë dhe mund të transportojë dy persona. Por avantazhi më i madh i këtij propozimi të ri janë karakteristikat teknike të modelit. Versioni i tij bazë, i koduar “L6e”, është i pajisur me një motor elektrik që arrin shpejtësinë maksimale 45 km/h dhe është pjesë e kategorisë së motoçikletave.

Kjo do të thotë se legjislacioni aktual në shumë vende evropiane do të lejojë përdorimin nga personat 16 vjeç e lart pa patentë. Për ata që duan performancë më të mirë, por me lejen e nevojshme të drejtimit, versioni më i fuqishëm “L7e” ka një motor elektrik 18 kuaj-fuqi dhe ofron një shpejtësi maksimale prej 90 km/h.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here