Kina dërgoi katër satelitë të rinj në hapësirë për monitorimin e mjedisit ekologjik.

Raketa bartëse Long March 2-D e ndërtuar në mënyrë autoktone barti satelitin Beijing-3 dhe tre satelitë të tjerë në orbitë nga Qendra e Lançimit të Sateletivë Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore, njoftoi gazeta kineze “Daily”.

Ky është misioni i 373-të i fluturimit të serisë së raketave Long March. Satelitët do të përdoren për monitorimin e mjedisit ekologjik, parandalimin e katastrofave dhe përmirësimin e kapacitetit të furnizimit të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë.

Ndërkohë, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës lëshoi fotografi të reja të bëra nga roveri i parë i Kinës në Mars, Zhurong. Fotografitë tregojnë flamurin kombëtar kinez në Mars, panoramën e vendit të uljes, peizazhin e Marsit dhe një “selfie” të roverit me platformën e uljes.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here