6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home ART Gdhendjet në dru të shekullit të 16-të, këto vepra të mahnitshme arti...

Gdhendjet në dru të shekullit të 16-të, këto vepra të mahnitshme arti të zejtarisë

Këto miniatura 500-vjeçare prej druri të dizajnuar në formën e një guaske dhe që datojnë në shekullin 16-të janë gdhendje të vogla fetare të krijuara në Flanders (Hollandë). Studiuesit e kapluar nga ethet e studimit të këtyre punëve mahnitëse i kanë testuar përmes teknikave moderne, si skanim mikro-CT, Avancuar 3D dhe rreze X.
Kërkesa e tregut për gdhendje fitimprurëse fetare të shekullit të 16-të ndodhi në Evropë, para periudhës së Reformimit të kishës që u shtri në një periudhë skizme 1517-1648. Kur përpjekjet për të reformuar Kishën Katolike dhe Kishat Protestante përfshinë të gjithë Evropën, aksesorët e lidhur me kishën nuk ishin më një kërkesë.
Kuratorët dhe konservuesit e mrekullive të vogla, në ekspozitën e Galerisë së Arteve të Ontario-s, përdorën ekzaminimet e teknologjisë së përparuar për të analizuar skulpturat e vockla brenda kutizave.
Disa pjesë të skulpturave janë më të vogla se fara e barit. Procesi i prodhimit mbetet një mister dhe gjurmët e arit dhe dekorimet e tjera pengojnë pamjet me rreze X, shprehen ekspertët.
Ata mendojnë se këto miniaturë janë bërë midis viteve 1500 dhe 1530 në Flanders, Hollandën e sotme. Syri i njeriut nuk është në gjendje të analizojë detaje për këto gdhendje të vogla, kështu që studiuesit përdorën skanimin e mikro-CT dhe Softuerin e Analizuar të Avancuar 3D për të zbuluar se sa të ndërlikuara janë vërtet pjesët.
Gjatë punës hulumtuese ata gjetën nyje në shtresat e brendshme, aq të vogla sa që vetëm një mikroskop ose rrezet X mund t’i zbulojnë ato. Por edhe teknologjia e përparuar nuk i ka ndihmuar studiuesit që të shohin gjithçka dhe të analizojnë në mënyrë të plotë këto realizime të jashtëzakonshme, sepse gjurmët e arit dhe materialeve të tjera të dekorimit fshehin pamjet e rrezeve X.
Miniaturat ishin një rezultat i një klase të re sociale në Evropë, që krijoi një kërkesë për këto gdhendje fetare portative me cilësi të lartë. Sidoqoftë, reforma i nxori ata nga moda duke i shndërruar në thesare të gdhendësve. Vetë ekspertët janë të befasuar nga mënyra se si janë realizuar këto miniatura me karakter fetar. Ata janë të papërsëritshme në llojin e tyre, edhe sot, kur teknologjia ofron një mundësi të shumëfishtë mjetesh për realizimin e gdhenjve në dru. Ata ishin dhe mbeten vërtetë suvenire të rralla, sepse i dedikoheshin besimit dhe janë fryt i mjeshtreve që shpirtin dhe virtuozitetin e tyre i shndërruan në të tilla kryevepra.
Albert Vataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments