6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home KULTURË Datëlindja e dy poetëve më të mëdhenj të letrave shqipe Migjeni dhe...

Datëlindja e dy poetëve më të mëdhenj të letrave shqipe Migjeni dhe Dritëro Agolli

#SiSot, lindën dy poetët më të mëdhenj të letrave shqipe Migjeni dhe Dritëro Agolli ✍️
Millosh Gjergj Nikolla i njohur me pseudonimin Migjeni u lind në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare.

Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare. Prozatori dhe poeti u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.

Dritëro Agolli u lind në Menkulas, fshat pranë Devollit, më 13 tetor 1931. Mësimet e para i zhvilloi në vendlindje, gjimnazin e kreu në Gjirokastër ndërsa studimet i përfundoi në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Tre imazhet e para ilustruese janë pjesë nga dorëshkrimet të cilat gjenden në fondin personal të Migjenit që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror ndërsa fotografia pasuese është partitura e këngës “Kush më njeh mua” me tekst të Dritëro Agollit.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments