Ne të gjithë e kemi ditur se bota e kafshëve është shumë interesante, dhe më interesante e bënë fakti se shumë nga këto kafshë kanë veti të veçanta për të cilat ndoshta kurr më parë nuk keni dëgjuar. Le ti zbulojmë së bashku në vazhdim.

  • Milingonat kurrë nuk flejnë. Gjithashtu ato nuk kanë mushkëri. Milingonat punëtore mund të jetojnë deri në shtatë vite ndërsa mbretëresha milingonë mund të jetoj deri në pesëmbëdhjet vite.
  • Kuajt dhe Lopët mund të flejnë në këmbë.
  • Nëse e ngre bishtin e kingurit nga toka ai nuk mund të kërcej, bishtin e përdorin për balancim.
  • Lakuriqi i natës është i vetmi gjitar i cili mund të fluturojë. Eshtërat e lakuriqit të natës janë shumë të holla prandaj nuk mund të ecë.
  • Lakuriqët kur dalin nga shpella gjithmonë kthehen majtas.
  • Marimanga Tarantula mund të jetoj deri në dy vite pa konsumuar ushqim.
  • Gjarpërinjët edhe kur i kan sytë mbyllur mund të shohin përtej qepallave të tyre.
  • Mesatarish mizat e shtëpisë mund të jetojnë dy deri ne tri javë.
  • Mushkonjat Meshkuj nuk kafshojë. Janë femrat mushkonja ato të cilat na thithin gjakun gjatë kafshimit të tyre :@
  • Për çdo njeri në botë janë një milion milingona.
  • Për çdo person në botë janë afërsisht 200 milion insekte të ndryshme.
  • Edhe në qoftë se hudhim një pikë të vogël alkooli në trupin e akrepit do ta bëjë atë të çmendet dhe do ta dëmtoj deri në vdekje.
  • Aligatorët dhe peshkaqenët mund të jetojnë deri në 100 vite.
  • Minjët shumohen aq shpejtë sa që vetëm nga 2 minjë për 18 muaj mund të lindin mbi 1 milion minjë.
  • Një bletë duhet ti vizitoj 4.000 lule në mënyrë që të bëhet një lugë gjelle me mjaltë.
  • Një bletë mjalti ka 2 stomakë, një për ushqim dhe një për mjaltë.
  • Bleta mund të shoh ngjyrën e gjelbërt, kaltërt dhe ultravioletë, por ngjyra e kuqe i duket sikur ngjyrë e zezë.
  • Peshkaqeni i madh i bardh mund të vazhdoj të jetoj deri në 3 muaj pa konsumuar ushqim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here