Maja e Thatë është një majë mali në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi 2400 m.
Shtrihet në skajin më perëndimor të kurrizit Kollatë-Rosnik, në anën e majtë të rrjedhjes së sipërme të lagunës së Valbonës.
Është e ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitesh të triasit.
Ka formë të theksuar piramidale me shpate të thikta.
Spikat menjëherë në reliev me lartësinë relative afro 1500 m midis fshatrave Kukaj e Valbonë.
Qafa e Rupës në verilindje dhe ajo e Rrethit të Bardhë në juglindje e veçojnë Majën e Thatë nga kurrizi i lartpërmendur.
Maja mbi lartësinë 1400-1500 m është krejtësisht e zhveshur, kurse nën këtë lartësi shfaqen drurë të rrallë të rrobullit, që më poshtë ia lëshojnë vendin brezit të pishës së zezë dhe ahut.


