Të paktën për ne, në Shqipëri, marinimi i mishit përpara gatimit, nuk ka qenë proces i njohur masivisht. Ende, për shumicën (pjesën më të madhe) e konsumatorëve të tij, është praktikë e pa zbatueshme. Mirëpo, duket se është pikërisht ndërveprimi gjatë marinimit, që mund të neutralizojë efektet e këqija të mishit (sidomos atij të kuq). E njëjta praktikë vlen edhe për peshkun, sado që, ky i fundit, nëse marinohet, mund edhe të konsumohet ashtu siç është.

Duhet të keni dëgjuar shpesh për efektet negative të mishit të kuq gjatë kohëve të fundit…Nëse mendoni se ‘të parëve’ nuk u ka ndodhur asgjë, pse e kanë ngrënë mishin të pa marinuar, duhet të mendoni gjithashtu se nuk ka qenë i njëjti mish, nuk është më e njëjta mënyrë rritje natyrale e kafshëve. Prandaj, që të evitoni rrezikun, marinojeni! Është procedurë fare e thjeshtë. Në rastin klasik mjafton limoni, vaji i ullirit, uthulla e llojit që pëlqeni, kripa dhe erëzat. Rozmarina është më e përdorshmja për shkak të aromës së këndshme që lëshon. Koha e marinimit varion sipas llojit të mishit. Mishit të kuq i duhen 4-6 orë ndërsa atij të gicit e pulës, 2-4 orë. Për peshkun ju duhen 30 minuta deri në 2 orë.©MekuliPress

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here