Parathanja e librit të E. Schneider “Pellazgët e pasardhësit e tyre”

“…Si një dhuratë të bukur,
toka krijoi së pari njeriun, dhe
Arkadia krijoi “ Pellasgët Hyjnorë ”,
shumë ma përpara se të krijohej Hana.”
Pindari, “Carmina Selecta”

Nga Lek Pervizi
 
PARATHENIE

Duke përshkuar faqet e këtij libri lexuesi patjetër se do të befasohet nga përshkutimi i një të huaji, në këtë rast të një francezi, çështjes së origjinës së popullit shqiptar, që ai e konsideron si popullin ma të veçantë dhe ma të vjetër ndër popujt e tjerë të kontinentit europian ku ai ban pjesë.

Nuk asht as i pari as i fundit i huaj, që duke pasë qëndrue për një kohë të gjatë në Shqipëri, të ketë arritë në këtë përfundim. Kujtojmë Pokevilin, Hahnin, Mis Durhamin, Bayronin, Nopçen, Baldaçin, Zef Valentinin, e sa të tjerë, austriakë, gjermanë, francezë, italianë, anglezë, etj.  arkeologë, gjuhëtarë, historianë, diplomatë, etnografë, paleografë, gjeologë, shkrimtarë e piktorë. Të gjithë pa përjashtim kanë arritë në përfundimin që shqiptarët i përkasin asaj race të konsideruar e humbur, racës së PeIlasgëve të motit, siç thotë Fishta, me të cilët i lidh gjuha, monumenti i gjallë i identitetit të shqiptarve si popull ma i vjetër në viset ku jetojnë akoma e në shumicën e viseve të tjera europiane, qysh nga zanafilla e qytetërimit njerëzor në këtë kontinent.

Nuk janë të pakët studiuesit e huej që duke i hy gjurmimeve në drejtimin të zbulimit të misterëve e të sekretëve të lashtësisë, për të ndërtuar një histori sa më të vërtetë të formimit të popujve dhe të qytetërimeve që ato kanë zhvilluar, kur kanë ardhur të çeshtja shqiptare janë gjetur para një problemi të madh : ky popull paskej ruajtur të pacenuar një gjuhë disa mijavjeçare, e vetmja që mund t’i jepte një shpjegim atyre problemeve të mbetura pezull, mbi origjinën e zhvillimin e qytetërimit njerëzor në Europë. Disa studiues nuk munden me shkue ma tutje dhe mbeten në pozitat e tyre, pa sjellë diçka të re, sepse nuk i ishin futur punës të studimit e përvetësimit të gjuhës shqipe, pa të cilën përfundonin në qorrsokaqe pa dalje. Akoma dhe sot e kësaj dite, gjuhëtarët, edhe nga ata ma të shquarit, nuk kanë as një njohje sado të përciptë të shqipës, për mos me thanë hiç fare, për të mbështetur hipotezat ose tezat e tyre.

       Por, pati dhe nga ata, që ia kuptuen vlerën dhe iu vunë punës për të hulumtue e për të studiue seriozisht atë gjuhë të përveçme, që flitej në atë kënd jug perëndimor të Ballkanit, gjuha e Pellasgëve, që ruhej akoma në dialektet e gjuhës shqipe, e posaçerisht në të folurit e malësisë së veriut të Shqipërisë. Këta gjuhëtarë dhe albanologë, meritojnë nderim e respekt të madh prej nesh shqiptarve, që askush nuk ua dha deri me sot, sikur një dekoratë, një titull nderi, një pervjetor të lindjes apo të vdekjes. Emrat e Shuflait, Joklit, Majerit, Shlajherit, Bopit, duhet të shkruhen me gërma t’arta në institucionin ma të lartë të vendit, siç është Akademia e Shkencave, sepse pikërisht prej tyre u ringjall interesimi për vendin ku banojnë akoma pasardhësit e vërtetë të Pellasgëve.

Jo se lexuesit nuk i dinë këto punë, por po i përmendim për të hyrë në përmbajtjen e këtij libri dhe në përfundimet që do të nxirren nga lëximi i tij.

Se pari na duhet të themi dy fjalë për autorin. Duke lexue librin e kuptojmë se kemi të bajmë me një njeri të brymosur me dije dhe me kulturë të fortë, ku spikat zotërimi i gjuhëve të hueja të gjalla e të vdekura, dhe sidomos njohja e shqipes me themel.     

Si kryeinxhenier për qeverinë turke në Shqipëri me banim në Shkodër, në vitet 1885 – 19 …. (?) ku edhe u martua e pati dy vajza, me qëndrim të gjatë në vendin tonë, ai e ndieu tërheqjen e këtij populli fisnik aq të vjetër dhe aq të pasur ma zakone e tradita të trasheguara e të ruajtura nga lashtësia. E kuptoi se gjuha shqipe ishte një nga veçoritë ma të ralla të këtij populli, dhe se lidhej me origjinën e saj qysh nga kohrat e humbura të parahistorisë, si gjuha e padiskutueshme e popullit të madh Pellasg. Shqiptarët pra, ishin trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Pellasgëve. Duhej punuar për këtë problem të jashtëzakonshëm. Ai u gjet para një race autoktone shqiptare, që identifikohej me malësorët e veriut, që të ngujuar në malet e tyre të ashpra, larg botës së qytetëruar, kishin ditur të vetqeverisëshin e të mbijetonin, duke ruajtur traditat, zakonet, ligjet e gjuhën, pa përfillur pushtimet e hueja të vazhdueshme, që ata i ndiqnin nga lartësitë e paarritshme të maleve të tyre, si shqipet, e prandaj u quejtën bijt e Shqipës.

       Dëmi ma i madh i erdhi shqiptarve nga pushtimi i gjatë turk, sepse ky pushtim e izoloi vendin nga bota e qytetëruar e nuk e la që të zhvillohej në barazpeshë me të. E kur pavarësia erdhi më 1912, bota europiane kishte përparuar dhe kishte arritë një zhvillim të përkryer. Shqiptarët që i ishin ngjitur malevc të tyre, qëndruan atje gjatë 500 vjetëve të detyruar të kultivonin vetëm injorancën dhe analfabetizmin e të rrinin në po atë gjendjc prapambetje siç kishin qëndruar prej shekujsh të tanë. Kjo, po të vështrohet nga një pikëpamje reale, krahas t’ardhurit keq për këto padrejtësi të historisë, nga ana tjetër, falë prapambetjes ku e katandisi vendin pushtimi otoman, u ruejtën të pacenuara cilësitë e tyre zanafilIëse, si një popull që trashëgonte nga lashtësia ato veçori që e radhitnin me popujt ma të vjetër të kontinentit dhe pasardhës të Pellagëve, ku gjuha merrte rëndësi të jashtëzakonshme. Pikërish këtu e përqëndron studimin e tij autori, i cili përmatëpër e ndien veten gjithashtu të përfshirë në racën pellasgjike, sepse sipas tij, gjithë popujt europianë e kishin origjinën prej asaj race, por duke i pasë humbur lidhjet gjuhësore me Pellasgët, kjo përparësi u takonte shqiptarvc. Ai asht i shtyrë edhe nga lidhja që kishte ba në vendin tonë duke u martuar me një Skodrane. Librin ia kushton vajzës së vet Matilda, ku paraqet edhe bindjen edhe krenarinë e tij për njohjen e këtij populli të vjetër fisnik, dhe e quen edhe veten se përket kësaj race proto-europiane.  

       Kurse populli Helen, që dihet se edhe ai origjinën e kishte prej PelIasgëve, ishte shkëputur aq shumë prej tyre nga ana gjuhësore, sa nuk u mbeti asnjë lidhje idiomatike me ta. Vetë gjuhëtarët grekë, ndonse me keqardhje, janë detyruar ta pranojnë këtë shkëputje prej Pellasgëve, prej të cilëve faktikisht përfituan themelet e atij qyteterimi që ma vonë do te shkelqente në kohën e artë të Greqisë së vjetër, së cilës nuk ia mohon askush meritat, por jo që këto merita të mund të errësojnë dhe fshijnë nga faqet e historisë, ekzistencën e kontributin e madh të Pellasgëve, dhe trashigimin që ata e gjëjtën të ruajtur të Shqiptarët, pasardhësit e tyre të padiskutueshëm. Ky pak a shum qëllimi i autorit, për të nxierrë në pah popullin shqiptar ashtu siç vërtetësisht asht.

Në trajtimin gjuhësor të studimit të tij ai mbështetet te gjuha veriore, ku gjënden të ruajtura rrenjët e pellasgjishtës. Duke e konsideruar pellasgjishte si gjuhën fillestare të të shprehurit të njeriut primitv, nga ku u formuan popujt e vjetër europianë, ai e mbështet studimin e tij, te fjalët­-rrënjë të shqipës, që sot e kësaj dite ruhen të pacenuara si njërrokshe. Këto fjalë-rrenjë, sipas tij dhe sipas gjuhëtarëve të tjerë, arrijnë te shqipja në 785 tinguj njërrokshe, që përbëjnë bazën themelore jo vetëm të gjuhës shqipe por të të gjithë gjuhëve të tjera europiane, të cilat paraqiten me jo ma tepër se katër pesë rrënjë primare. Greqishtja paraqitet vetëm me 9 rrënjë e latinishtja vetëm me një. Pra, një rekord absolut, që i jep shqipës përparësinë e pamohueshme si gjuhë-amë e gjithë gjuhëve të tjera. Prandaj autori, duke konsideruar këtë paraprirje të Pellasgjishtës, e pranuar nga Herodoti dhe autorët e tjerë të vjetër, i paraqet në librin e tij, të gjitha fjalë-rrënjët njërrokshe të shqipës (që ai ka njohur) për të mbështetur me fakte tezën e tij, gjë që do të interesojë shumë edhe lexuesin shqiptar, duke e ditur se paraqitjen gramatikore ai e ka zhvilluar per francezët dhe të huajt e tjerë, që të binden se i vetmi popull që mund të mburret se trashëgon vetitë, zakonet, traditat, tiparët dhe gjuhën e Pellasgëve, asht populli shqiptar. Në këtë përpjekje, ai na jep disa shëmbuj edhe mbi etimologjinë shqipe të disa emrave të hyjnive, heronjëve e përsonazheve të miteve të lashta, që përputhën në shumë raste me gjuhën tonë, e që, në qoftë se dikujt do të dukëshin të pavend, atëhere le të dalin ata burra që t’u japin një kuptim në një gjuhë tjetër. Këtë e themi për studiuesit shqiptarë, të cilët në qoftë se tregohen skeptikë apo qeshin mbi këto përfundime, do të kishim dëshirë të dijmë prej tyre si asht e mundur që akoma edhe sot nuk doli dikush prej tyre që të merret seriozisht me studimet gjuhesore të thelluara paleografike, ku shqipja loz një rol kryesor.

Autori mbeshtetet mbi banorët e Mirditës, sepse ai i konsideron ata si trashëguesit më të afërt të Pellasgëve. Sipas tij, për kohën që ai jetoj mes tyre para 130 vjetësh, kur e gjithë Shqipëria ndodhej nën sundimin turk, në errësirën e injorancës pa asnjë frymëmarrje qytetërimi, mirditorët kishin mundur t’i mbajnë zakonet e gjuhën siç kishin qenë para mija vjetëve, atje midis maleve të tyre, me pak ndryshime në veshje e në disa forma banesash ma të përshtatëshmc se shpellat. Invadimet e hueja u kishin shkuar për rrëzë. Dihet historikisht nga historiani Tit Livi, se kur romakët pushtuan gjithë Ilirinë, nga deti Adriatik deri në lumin Danub, pra gjithë Ballkanin, e vetmja krahinë e papushtuar kishte mbetur ajo e Pirustëve, pra Mirdita.

       Përfundimish çfar mund të nxierrim nga ky lexim. E para, krenaria si jemi populli ma i vjetër jo vetëm në Balkan, por në gjithë Europën. Të mos harrojmë se deri në kohën e Homerit, Europë quhej e gjithë hapësira nga Anglia deri në detin Kaspik e në kufi me Hindinë. Kurse Azi, quhej e gjithë Afrika me gadishullin arabik e deri në oqeanin hindian. Në këtë libër kemi paraqitë hartat e botës së vjetër sipas Homerit dhe Hekateut, gjeografit të shek. VI të lashtësisë.

       E dyta, gjuha shqipe mbetet gjuha ma e vjetër dhe përcaktohet si gjuhë-amë e gjuhëve të tjera europiane. Nga kjo del mangësia absurde e mos futjes në shkolla të studimit të gjuhës së vjetër shqipe, nga zanafilla e dokumentuar me mbishkrime pellasgjike, të popujve që e flisnin dhe e shkruanin këtë gjuhë, si Etruskët, Fenikasit, Kretezët, Dorët e Jonët, Frigjianët, Ilirët, Thrakët e Dakët, Keltët, Iberët, Skithët, etj. Duke ditur se shumë shkencëtarë paleografë kanë punuar e kanë arritur në këto përfundime, veçanërisht studiuesja shqiptare, Nermin Vlora Falaski, nga studimet e së cilës kemi paraqitur disa shëmbuj për lexuesin. Kjo shqiptare krenare dhe fisnike, duhet të kujtohet e të nderohet për kontributin e madh që i ka dhanë studimeve mbi orighinën e zhvillimin e gjuhës shqipe, si gjuhë çelës i gjuhëve të tjera, të gjalla e të vdekura.

       Në këtë kontekst të mos harrojmë se të gjithë tentativat e tjera për deshifrimin e mbishkrimeve të vjetra me anë të greqishtës, latinishtës e gjuhëve të tjera të vdekura apo të gjalla kanë dështuar. Ma flagrantja asht ajo e dëshifruesit më të mirë të kodëve sekrete gjatë luftës së dytë botërore nga anglezi Majkel Ventris, i cili e mori përsipër të përkthejë tekstet e vjetra të Kretës, me anë të greqishtës e latinishtës, ose të arrije me një zbërthim kodik të veçantë, sigurisht pa njohur se ku binte gjuha shqipe. Pas disa vitesh përpjekjesh të kota hoqi dorë, sepse nuk kishte arritë të zbërthente sikur një fjalë të vetme. Po ashtu, nga një konstatim i ynë direkt, disa italianë duke ndjekur po atë rrugë pa përfillur gjuhën shqipe, i kishin përkthyer tekstet e vjetra etruske, tjetër për tjetër, roma për toma, një skandal. Kemi ndeshur në të tilla deshifrime të tjera të gabuara, që mjerisht janë zyrtarizuar pa asnjë bazë shkencore, për të vetmen arësye se nuk kanë dashur të pranojnë aftësinë e gjuhës shqipe, si gjuhë që mund të deshifronte mbishkrimet e quejtura misterioze, që për shqipen nuk kishin asnjë mister. Në këtë drejtim, duke përjashtuar Nermin Vlorën, shkencëtarët shqiptarë të gjuhësisë nuk u morën me mbishkrimet e vjetra, veçse përcipats. Një mungesë me një pikëpyetje të madhe. Edhe Prof. i shquar Spiro Konda qe njihej si një mbështetës i prejardhjes pellasgjike të shqiptarve duke u bazuar mbi gjuhën, nuk u vlerësua dhe u la në harresë, sepse jetoj në një kohë të keqe, siç ishte ajo e diktaturës komuniste që nuk linte frymëmarrje të lire edhe në çeshtjet shkencore.

Këto shtesa jasht konteksti të paraqitjes së librit, i kemi rreshtuar për të mbështetur nismën e lavdërueshme të këtij francezi, që arrinë në përfundime të tilla mbi gjuhën shqipe, si gjuhë-amë, pa pasur përpara syve përpjekjet e mavonshme të deshifrimit të mbishkrimeve etruske që ndodhën pas luftë së dytë boterore andej nga vitet 1950 e pas.

Një tjetër meritë asht ajo e përdorimit paraprak të alfabeti shqip që u vendos afro 20 vjet ma vonë nga studimet e tij. Me pak mungesa, ai ka ditur të na japë të saktë shqiptimin e fjalëve nga malësorët e para 130 vjetëve, ku “ë” pazane nuk figuron, sepse e folmja gegerishte nuk e pranon, siç nuk e pranonin Pellasgët e lashtë.

       Nuk mund të mos theksojme se ai u mbështet mbi studime të randësishme të shkencëtarve të tjerë të huaj, Katrefazhë, Hovelak, Broka, Guerin, Larive, Heury, Seignobos, Hasdeanu, etj., dhe mbi gramatikën e shqipës së Vaso Pashës, si në drejtim të historisë së njerëzimit ashtu dhe të studimit të zanafillës së gjuhëve, përveç se nga aftësitë e njohuritë e tij në çështje gjuhësore, si zotërimi i gjuhëve të gjalla e të vdekura, të domosdoshme për studime të tilla. Prandaj kontributi i tij duhet vlerësuar, sepse në mos tjetër na rikthen në kohërat e lashta me një far admirimi per vetveten si shqiptarë, që paskëshim stërgjyshër aq të vjetër e aq të famshëm, që bota na a e ka zili e nuk ka ku kapët për ta hedhë poshtë atë fakt, që përbën një teori të tanë mbi evolucionin e njeriut europian, nga njeriu i shpellave, i palafitëve, i ndertimeve ciklopike, i kullave gurore, deri në pallatet e qiellgërryesët madheshtorë.

       Duke qenë se botimi i librit u vonua, do të shtojmë diçka nga arritjet e fundit të studimeve pellasgjike, që kanë hy në repertorin e studiuesve të huaj. Kjo u ba e mundun nga shëmbja e murit që ndante vendet perëndimore nga ato lindore, që i hapi rrugën  zbulimeve të reja arkeologjike, që vërtetojnë katëpërcipërisht praninë e disa popujve të identifikuar saktësisht si pellasgjikë në trevat e Ballkanit, me shtrirje në të gjithë Europën. Kjo prani e Pellasgëve në tokat shqiptare daton nga vite 10.000 – 8000 deri 3000 para Krishtit. Këto Pellasgë janë edhe emruar me emra  të veçante, dhe janë pikërisht pellasgët Vinka dhe Diminë që kanë banuar në ato kohë në viset Ballkanike e në Shqipëri e që janë përhapë edhe në viste e tjera europiane. Kjo është vërtetuar nga shumë objekte arkeologjike, por çuditërisht edhe nga format e para të shkrimit, që i paraprijnë krijimit të alfabetit të pare që është ai pellasgjik. Pra janë pellasgët ata që së pari kanë çpikur atë alphabet që u adaptua, nga popuj të tjerë. Alfabeti iu dedikue Fenikasve, pa ditur se Fenikasit vetë ishin një popull pellasg, që si popull lundërtar që ishin e përhapën alfabetin në gjithë botën e vjetër. Helenët morën nga alfabeti pellasgjik që ndërtuan të vetin, duke u larguar nga ai e duke e humbur ma vonë lidhjen gjuhësore. Sa që shkrimet ma te vjetra Dorike e Jonike, që grekët pretendojnë prejardhjen e tyne, që i përkisnin pellasgjishtës, nuk gjejnë kuptim me gjuhën greke, as të vjetër as të re.

    Siç shihet ekzistojnë disa anomali studimore  në përkatësinë e disa fakteve e zbulimeve arkeologjike e gjuhësore, nga mungesa e një hulumtimi më të thelluar për të njohur lidhjet midis popujve të vjetër të Europës, të cilët janë të përfshirë në të njejtën origjinë dhe dikur kanë pas folur të njejtën gjuhë, që ishte pellasgjishtja.   Prandaj, për paleografët e gjuhëtarët  del parësore njohja e gjuhës shqipe, që po tregon se ka aftësinë të përktheje mbishkrimet që kanë mbetur me mija vjet të pa kuptim, siç e cekëm më lart.

Le të vlejë ky libër si një shtytje për të njohur më thelIë e më mirë çështjen gjuhësore shqiptare dhe atë të origjinës sonë nga popujt më të vjetër e parësor që populluan Europën, ku Pellasgët u shquan si dominues në kohërat parahistorike e parahelenike, dhe lidhjen e padiskutueshme të Shqiptarve me atë popull, ku randësinë më të madh e merr gjuha, një monument i vërtetë i identitetit tonë parahistorik e historik, si popull i mirëfilltë europian. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here