6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home ART Zbulohet një kapele e re e Napoleonit, do dalë në ankand

Zbulohet një kapele e re e Napoleonit, do dalë në ankand

Një kapelë e sapo zbuluar me dëshmi të ADN-së që vërteton se i përkiste Napoleon Bonapartit është shfaqur në shtëpinë e ankandit Bonhams në Hong Kong. E përshkruar nga Bonhams si “kapela e parë që mban ADN-në e perandorit”, ajo po shihet në Hong Kong para se të zhvendoset në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 tetor.

Kapelja, që shihet shpesh në përshkrimet e Napoleonit në fushën e betejës, ishte blerë nga pronari i saj aktual në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, i cili nuk e dinte në atë kohë që i përkiste perandorit. “Ishte thjesht një takim i rastësishëm,” tha Simon Cottle, drejtor menaxhues për Bonhams Europe.

Blerësi u intrigua kur kuptoi se kishte mbishkrime dhe karakteristika të tjera që sugjeronin se mund t’i përkiste Napoleonit, tha Cottle, duke shtuar se një hetim fillestar sugjeroi se përputhej me dimensionet dhe moshën e kapeles së Napoleonit.

Kapelja u testua më pas duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë mikroskopinë elektronike. “Pesë qime u zbuluan kur përmbajtja e kapelës u ekzaminua nga afër,” tha Cottle. “Dhe dy nga ato qime u ekzaminuan dhe mbanin shenjën e Napoleonit.”

Historia pas kësaj kapele është shumë e ndryshme nga kapelet e tjera Napoleonike që janë ofruar në treg, sipas Cottle. Ai tha se shumica e tyre ishin dhënë nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose ushtarë që i kapën në fushën e betejës.

Çmimi i vlerësuar për kapelën 100,000-150,000 ishte i kujdesshëm, tha Cottle, pasi kapela u provua kohët e fundit se i përkiste perandorit. Kapele të tjera Napoleonike kanë arritur deri në 1 milion £.

  • A bicorne winter campaign hat which belonged to late French Emperor Napoleon Bonaparte is displayed ahead of an auction at Bonhams in Hong Kong, China, September 3, 2021. Picture taken September 3, 2021. REUTERS/Tyrone Siu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments