6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Troja, cila është historia e vërtetë e qytetit legjendar?

Troja, cila është historia e vërtetë e qytetit legjendar?

Në kohën kur Homeri shkroi poemën e tij, 500 vjet pas Luftës së Trojës, qyteti ishte tashmë një gërmadhë. Ka të ngjarë qëkur poeti donte të tregonte një histori të Perëndive dhe heronjve njerëzorë, ai të përdorte si frymëzim dhe si mjedis rrënojat e Trojës. Pavarësisht nëse poema bazohet në një histori të vërtetë apo ishte thjesht një trillim i shkëlqyer, historia e Trojës është ende e dashur gati tre mijë vjet më vonë

Nga Avery HURT

Ka Perëndi zemërake dhe ndërhyrëse në jetën e njerëzve, një gjysmëperëndi që vritet dhe një hero fatkeq, dashuri dhe thyerje zemre, triumf dhe humbje. Nuk është çudi pse “Iliada” ka ndikuar për mijëra vjet në letërsinë perëndimore. Fjala “Iliad” vjen nga “Ilion”, një emër i lashtë për Trojën dhe historia zhvillohet në ditët e fundit të rrethimit 10-vjeçar të atij qyteti. Zakonisht poema e famshme i atribuohet Homerit, një poeti (thuhet grek) që shkroi në fundin e shekullit VIII-të ose fillimin e shekullit VII-të Para Krishtit. Homeri mund të ketë qenë autori i vetëm, ose ai ishte ndoshta personi që shkroi i pari një poezi të përshtatur nga një traditë e gjatë gojore. Në çdo rast, ngjarjet e përshkruara në poezi ndodhën disa qindra vjet para se të shkruhej “Iliada”.

Njëlloj si me legjendat mbi mbretin Artur në Britaninë e Madhe, historia e Trojës është treguar në shumë mënyra të ndryshme nga shumë njerëz të ndryshëm. “Iliada” e Homerit është vetëm rrëfimi i një pjese të historisë (dhe nuk përfshin episodin e kalit prej druri). Gjithashtu si legjendat arturiane, është e vështirë të dihet se sa legjenda bazohet në diçka që ka ndodhur vërtetë. A pati Luftë tëTrojës? A ishte Troja një qytet i vërtetë?Gjatë 150 viteve të fundit, arkeologët u janë përgjigjur disa prej këtyre pyetjeve. Por ka akoma shumë për të mësuar rreth Trojës dhe legjendave që rrethojnë qytetin antik. Në shekullin XIX, studiuesi anglez Frenk Kalvert shkoi si një diplomat britanik në Turqi, dhe u vendos pranë Hisarlik në Turqinë Perëndimore. Si një arkeolog i aftë (edhe pse pa shumë përvojë), Kalvert bëri një gërmim paraprak, duke besuar se do të zbulonte vendndodhjen e Trojës, bazuar në kërkimet e mëparshme të bëra nga gazetari dhe studiuesi skocez Çarls Meklaren.

Por Kalvert nuk kishte para për të financuar një ekspeditë të plotë. Ndërkohë Hajrih Shlieman e pati këtë mundësi. Ai ishte një biznesmen i pasur gjerman dhe arkeolog autodidakt. Gjatë shekullit XIX, shumica e studiuesve mendonin se Lufta e Trojës ishte një legjendë pa asnjë bazë të vërtetë. Shlieman donte t’u tregonte që ata e kishin gabim. Kur Kalvert i tha Shlieman se Hisarliku mund të ishte në të vërtetë Troja e lashtë, Shlieman hoqi dorë nga interesat e tij në biznes, dhe e përdori të gjithë pasurinë e tij për të gjetur qytetin antik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments