6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home KURIOZITETE Pse refuzoi Albert Einstein të bëhej president i Izraelit?

Pse refuzoi Albert Einstein të bëhej president i Izraelit?

Në nëntor të vitit 1952, pak pas vdekjes së presidentit të parë të izraelit, Chaim Weizman,  gazetari i shquar Ezriel Calebach u përpoq të bindte kryeministrin David Ben-Guriona që në pozitën e presidentit të shtetit të vendoset Albert Einstein.

I ndjeri Weizman, theksoi Calebach, e konsideronte Einsteinin si  trashëgimtar të mundshëm.

Përkundër faktit se Ajnshtajni nuk ishte shtetas i Izraelit dhe se në atë kohë jetonte në SHBA, propozimi u pranua dhe atij u dërgua propozimi.

Megjithatë, ai u përgjigj se kjo e kishte “prekur thellë”, por që për fat të keq nuk mund të pranojë. Pavarësisht ofertës bujare, Ajnshtajni refuzoi presidencën e Izraelit në vitin 1952. Në përgjigje ai tha: “Jam shumë i prekur nga oferta e shtetit të Izraelit dhe i turpëruar dhe në siklet që nuk mund ta pranoj. Gjithë jetën jam marrë me çështjet objektive dhe prandaj më mungon eksperienca për t’u marrë me njerëzit siç duhet dhe për të ushtruar funksione zyrtare”.

Ai konsideronte se meqë tërë jetën  “ka trajtuar objektivin e çështjeve”, nuk ka  “natyrën dhe as eksperiencën në punë me njerëzit dhe ushtrimin e funksioneve zyrtare”.

Ai po ashtu  theksoi se tashmë shumë i moshuar për atë punë – në atë kohë kishte 73 vjet. Shqetësimi  i tij është treguar i arsyeshëm sepse ka vdekur në moshën 76 vjeçare, që do të thotë se do të vdiste pa përfunduar mandatin.

Disa thonë se te refuzimi i Ajnshtajnit ka ndikuar edhe në fakti se ishte pacifist dhe u angazhua për transformimin e Izraelit në një shtet dy-etnik.

Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë.  Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ajnshtajn zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Historia e Shqipërisë dhe roli i saj në vorbullën e Luftës së Parë Botërore

Historia e panjohur të studiuesit të arkivave të historisë, italianit, Eugeni Buçioli, i cili disa vjet më parë, ka botuar albumin e...

Mashtrimi me bukën, ja si të dalloni nëse përmban ngjyrues ose jo

Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para. Për...

Recent Comments