Është interesant fakti se gravura në fjalë nuk gjendet në botimin origjinal të tekstit të dramës së përpunuar në vitin 1891, nga Rogatien Faurrès, dhe duket se përbën një material të rrallë edhe sot e kësaj dite, pasi nuk gjendet në asnjë nga botimet e studimet mëvonshme që janë bërë për Skënderbeun e Shqipërinë…

Nga Armand Plaka

Në vitin 1937, në një numër të veçantë kushtuar 25-vjetorit të Pavarësisë, Revista LEKA, e cila botohej në Shkodër, botonte edhe këtë gravurë të rrallë (dhuruar me ç’duket nga shqiptarët e Izmirit) ku paraqitet Skënderbeu në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljes së parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Gravura, siç citohet në diçiturë, është shkëputur si njësi ilustrative për dramën historike me katër akte “Skënderbeu, ose Heroi i Krishterë”, e cila u shkrua në vitin 1862 nga A.C. Guenot e që u vu në skenat e Parisit disa herë gjatë fundit të shekullit IX.

Është interesant fakti se gravura në fjalë nuk gjendet në botimin origjinal të tekstit të dramës së përpunuar në vitin 1891, nga Rogatien Faurrès, dhe duket se përbën një material të rrallë edhe sot e kësaj dite, pasi nuk gjendet në asnjë nga botimet e studimet mëvonshme që janë bërë për Skënderbeun e Shqipërinë, e as në prurjet e reja të viteve të fundit, falë dixhitalizimit të shumë fondeve të bibliotekave publike e private.

Kurse vetë botimi i autorit origjinal i vitit 1862, ndonëse përmendet në bibliografitë kushtuar autorëve francezë që kanë shkruar për Shqipërinë ( shih: Vepra të autorëve e studiuesve francezë për shqiptarët, Shek. XVI-XX, nga Etleva Domi dhe Aferdita Harxhi, 2001), nuk ka lënë thuajse asnjë gjurmë në biblioteka e projekte të tjera, duke mbetur thjesht një referencë, pa arritur të studiohet e t’u nxirren si pasojë në pah as këto elmentë në dukje të parëndësishëm, por shumë interesantë e të qenësishëm. A.P. – 21. /njekomb /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here